K-1: 16-finalistët të gatshëm përballjen e nesërme në Seul të Koresë
2 min readJanë përcaktuar 16 emërat që do të marrin pjesë në finalen e K-1 e cila fillon këtë fundjavë të shtunden me 2 Tetor në Seul të Kores së Jugut. Fituesit e kësaj mbrëmje do të kualifikohen për finalen që do të mbahet me 11 Dhjetor në Yakohama të Japonisë. Tetë finalistët e vitit e kaluar janë kualifikuar direkt. I pëlqyeri dhe më atraktivi në botë, marokeni Badr Hari nuk do të marrpjesë, ku shkaqet akoma nuk i dimë. Poashtu kampioni i trefishtë botëror në K-1 Remy Bonjasky ka konfirmuar penzionimin. Do të ketë luftëtar të ri që do të marrinpjesë si, Raul Catinas dhe Andrei Arlovski i cili vjen nga ringjet MMA. Pastaj është Freddy Kamayo i njohur për publikun shqiptar, i cili luftoi vitin e kaluar me kick-boksierin tonë Xhavit Bajramin në Prishtinë duke barazuar në një duel mjaft të bukur dhe të fortë me plot aksione. Kamayo u kualifikua në K-1 duke fituar Grand Prix të Bukureshtit. Të tjerët që do të marrin pjesë janë,
Takimet që do të jenë në program janë këto:
Ruslan Karaev vs. Tyron Spong
Freddy Kemayo vs.Gokhan Saki
Andre arlovski vs.Raul Catinas
Peter Aerts vs. Ewerton Texiera
Errol Zimerman vs.Daniel Ghita
Semmy Shielt vs.Hesdy Gerkes
Jerome Lebanner vs. Kyotro
Alistair Overeem vs.Ben Edwards
Kosova Boxing do t`ju sjell ethet e këtyre dueleve dhe do të mundohemi të jemi sa më afër edhe për ata adhurues të kick-boxit dhe K-1.
Armend Fetahu
1 Tetor 2010