RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Joshua: Whyte do ti revanshohet Povetkinit

1 min read

Kampioni i padiskutueshëm i botës (WBA, IBF dhe WBO) Anthony Joshua mendon se Dillian Whyte do ti revanshohet Povetkinit këtë fundjavë. “Isha i befasuar me atë çka ndodhi në meçin e parë ndërmjet Whyte dhe Povetkin. Unë prisja fitore nga Whyte, sepse ai ishte shumë afër të boksoj prapë për titullin e kampionit të botës. Dhe ndodhi ajo që as unë dhe askush se priti duke u befasuar” thekson Joshua.

Në meçin e parë Povetkin nokautoj Whyte-n. Kur të gjithë menduan se Whyte do të përfundon meçin, ndodhi e papritura dhe ky është boksi. Povetkin si një mjeshtër i madh, një boksier me përvojë të madhe e gjuajti apertkatin e majt duke gjetur goditjen e duhur në nofull të Whyte-t dhe e përfundoi në mënyre maestrale.

Joshua beson te Whyte: “Besoj se për revanshin Whyte ka punuar shumë dhe do të ketë mjaft kujdes. Ai do të mposht Povetkin duke arritur aty ku ka për qëllim. Do të jetë interesant”, theksoi Joshua për mediat britanike.

www.kosovaboxing.org 
24 mars 2021 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.