RTK

RTKLive
26 Prill, 2024

Joshua dhe Klitschko – meçi i vitit 2017

2 min read

joshua-vs-klitschkoSkena e kategorisë së rënd do të sjellë meçin e vitit me 2017. Ajo do të jetë ndërmjet britanikut Anthony Joshua dhe ukrainasit Wladimir Klitschko. Beteja e tyre do të zhvillohet në Wembley Stadium në Londër me 29 prill. Dueli do të jetë i vlefshëm për dy titujt botëror, IBF që është në pronë të Anthony Joshuas dhe titullit, Super WBA që është vakant.

Ka pasur spekulime për këtë meç që mund të zhvillohet me 10 dhjetor dhe ishin në bisedime dy taboret “Matchroom Boxing” dhe “K-2 Promotion”, por ishte kohë e shkurtë dhe dy taboret vendosën për 29 prill.

Për të vërtetuar gjithçka në fundjavë kur Anthony Joshua (18-0, 18 KO) mbrojti titullin e kampionit të botës në versionin IBF kundër Eric Molina (25-4-0, 19 KO), aty prezent ishte edhe Wladimir Klitschko, i cili pas meçit doli në ring duke u përshëndetur me Joshuan, duke i uruar fitoren dhe njëherit për gjithë spektatorët konfirmuan përballjen me 29 prill në stadiumin Wembley.

Cili do të jetë fituesi, tani shumë adhurues të boksit e bëjnë këtë pyetje, duke ditur eksperiencën dhe dominimin me vite që kishte Klitschko dhe rufeja që po shkatërron çdo kend që po i del para, Joshua. Pra, do të jetë një përballje historike dhe shumë interesante ku do të shihet se Klitschko a është i denjë me 40-vjet që sërish të kthen titullin e botës dhe të riut Joshua që do të ketë sfidën e parë reale kundër një kampioni të vërtetë.

Klitschko i cili humbi befasisht titullin e kampionit të botës kundër Tyson Furyt vitin e kaluar priti gjatë për t`ju revanshuar Furyt. Së pari Fury shtyu meçin gjëja që ishte lënduar, pastaj doli në sheshë e vërteta se ai ishte konsumues i kokainës dhe titujt iu morën. Ishte kjo dëmë i madh i boksit. Pas kësaj erdhi në shprehje meçi i ëndrrave ndërmjet Klitschkos dhe Joshuas.

Joshua ka krijuar një popullaritet të madh në gjithë Botën. Ai nuk po admirohet vetëm në Britani të Madhe, por në gjithë Evropën e gjerë dhe aq larg deri përtej Atlantikut, ku edhe në SHBA ai është një Super-Star. Meçi i tij me Klitschkon do të transmetohet për herë të parë nga HBO. Në rast të triumfit ai do të sundoj edhe SHBA-në. Pas Lennox Lewis-it, ai është boksieri i vetëm anglez që mund të dominoj botën.

Artan Vërbica
14 dhjetor 2016 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.