RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Joshua apo Klitschko?

2 min read

Joshua apo KlitschkoDueli ndërmjet Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschkos do të jetë padyshim meçi i vitit 2017. Beteja e tyre do të zhvillohet në stadiumin Wembley të Londrës këtë fundjavë më 29 prill. Përballja do të jetë e vlefshme për dy titujt botëror, IBF që është në pronë të Anthony Joshuas dhe titullit “Super WBA” që është vakant.

Cili do të jetë fituesi? Tani shumë adhurues të boksit e bëjnë këtë pyetje. Duke e ditur eksperiencën dhe dominimin me vite që ka Klitschko dhe Joshua si rrufeja që po shkatërron çdo kënd që po i del përpara, vështirë të përcaktohet. Pra, do të jetë një përballje historike dhe shumë interesante sa i përket fituesit. Do të shohim se a është Klitschko i denjë me 41-vitet mbi supet e tij që sërish të kthen titullin e botës dhe të riut Joshua që ka sfidën e parë reale kundër një kampioni të vërtetë.

Klitschko i cili vitin e kaluar humbi befasisht titullin e kampionit të botës kundër Tyson Furyt, priti gjatë për t`ju revanshuar Furyt. Së pari Fury shtyu meçin gjëja se ishte lënduar, pastaj doli në shesh e vërteta se ai ishte konsumues i kokainës dhe titujt iu morën. Ishte ky dëm i madh që iu shkaktua boksit. Pas kësaj erdhi në shprehje meçi i ëndrrave ndërmjet Klitschkos dhe Joshuas.

Joshua ka krijuar një popullaritet të madh në gjithë Botën. Ai nuk po admirohet vetëm në Britani të Madhe, por në gjithë Evropën e gjerë dhe aq larg deri përtej Atlantikut, ku edhe në SHBA ai është tani Super-Star. Meçi i tij me Klitschkon do të transmetohet për herë të parë nga HBO. Në rast të triumfit ai do të sundoj edhe SHBA-në. Pas Lennox Lewis-it, ai është boksieri i vetëm anglez që mund të dominoj botën e boksit.

www.kosovaboxing.org
27 prill 2017

1 thought on “Joshua apo Klitschko?

  1. Me te vertet me keto zhvillime te fundite ne Boxin profesionist per pesha te renda eshte veshtire te percaktohet se kush eshte me i miri.
    Fajet gjithesesi i ka Wladimiri pas hubjese se fundite …
    Edhe pse ne moshe,ne cofte se humbe …
    Do te jete nje deshtimi shume i madhe per te gjithe dashamiret te Boksit dhe fundi i nje kariere qe mendonim se ne baze te rezultateve te ishte me perfekti i te gjithe kohrave ne Boks dhe ne sport ne pergjithesi.
    Sa per Joshuane pa marre parasysh se a fiton apo humbe do te citoje fjalet e Tyson Fury-it per te se ai eshte:
    ” poor’s man’s Frank Bruno ” dhe jame i mendimite te njejt…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.