Albon Pervizaj shënon fitoren e dytë në boksin profesionist
1 min readDy meçe, dy fitore me KO nga Pervizaj
Sofje, Bullgari, 28 prill 2017 – Grushtat e fortë të Albon Pervizaj nuk mundi ti duroj as serbi, Lazar Stojanovic, i cili u mbajt vetëm në dy raunde. Pervizaj (2-0, 2 KO) e filloi mirë meçin me një ritëm mesatar duke lexuar dobësit e kundërshtarit. Në raundin e parë punoi mirë ku arriti mjaft mirë disa herë ta lëndoj Stojanovicin, ku u shquan sidomos goditjet në trup nga boksieri ynë. Por, gjithçka Pervizaj e la për raundin e dytë ku e filloi furishëm duke e rrëzuar plot tre herë në dysheme Stojanovicin. Ai i shkaktoi humbjen e katërt në karrierë, ndërsa të parën me KO. Ishte goditja “Body Shot” apo goditja në trup, ajo që e dërmoi serbin.
Pervizaj debutoi në boksin profesionist me 11 mars duke mposhtu bjellorusin Artsiom Charniakevich me KO. Mbrenda periudhës dy mujore vjen fitorja e dytë për te. Pervizaj konsiderohet shpresë e madhe e boksit shqiptarë.
www.kosovaboxing.org
28 prill 2017
Nje analize per meçin KLITSCHKO VS JOSHUA do ishte e mireseardhur. Faktikisht jam duke e pritur sot tere diten por e kuptoj qe nje analize e tille merr kohe. Faleiminderit per punen e palodhshme qe po e beni.