RTK

RTKLive
29 Mars, 2024

Intervistë me Ferid Bajramin

3 min read

Prishtinë, 28 Nëntor 2011 – Kosova Boxing paraqet parimin e suksesit të klubit të kick-boxit “Team Bajrami”e menagjuar nga tre vëllezërit, Xhavit, Tefik dhe Ferid Bajrami. Shiquesit kanë pasur rast të ndëgjojnë për sukseset e kampionit të shumëfisht botëror në kick-box Xhavit Bajramin, dhe poashtu për vëllaun tjetër Tefikun i cili ka filluar karrierën në boksin profesionist, por puna, udhëheqja dhe akademia e shkollës së kick-boxit, meritat për këtë i shkojnë Ferid Bajramit. Ne sot po ju paraqesim Feridin, i cili do të na tregoj si si kjo shkollë funksionon, sa me përkushtim punohet, dhe sa është e vështirë të menagjohet. Krahas trainerit, Feridi është edhe kick-boxier i mirë.

Kosova Boxing – Jeni vëllau i kampionit të shumëfisht Xhavit Bajramit. A ka qenë Xhaviti motiv për ju, që të përkushtoheni kësaj pune, apo si erdhi që ju të mereni me kick-box ?

Ferid Bajrami – Po ka qenë pikërisht vëllau i im Xhaviti dhe Andy Hugh motivi im për të dashur kick-boxin, por unë nuk e kam menduar se do të jam një ditë trainer i kick-boxit, por gradualisht kam pare vetën që mund të jap kontribut në këtë drejtim, dhe ja tash e punoj me dëshirë dhe me përkushtim të madh.

Kosova Boxing – Sa ka qenë e vështirë që të jeni bartës i shkollës “Team Bajrami” ?

Ferid Bajrami – Po ka qenë jashtëzakonisht e vështirë, sepse Xhaviti ka pasur obilgime tjera ku thuajse në secilin vend të botës ka boksu, dhe poashtu Tefiku ka pas edhe obligime tjera dhe sportive, ndërsa mua më ka mbetur që të jem aty ku këta kanë pasur obligime tjera, shkolla duhet të ketë një njeri gjithëmonë në vendin e duhur.

Kosova Boxing – Sa është e vështirë të mbahet shkolla ?

Ferid Bajrami – Nuk është e vështirë kur të mësohesh. Tani më është bërë rutin e përditshme dhe kjo më është edhe si argëtim. Kemi dy seance ditore, mirëpo kur ka Xhaviti, apo Tefiku ndonjë ndeshje ndodh të ushtrojmë tre herë.

Kosova Boxing – Sa pjesëtar apo nxënës ka shkolla e juaj, dhe çfarë moshe vijnë tek ju për të ushtruar ?

Ferid Bajrami – Janë afër 100-veta dhe kemi nxënës të moshave të ndryshme. Kemi nga mosha 10 vjet e më lart, e deri te disa të vjetër që vijnë për rekreacion. Poashtu kemi edhe disa njësi speciale që përcjellin programin tonë, si disa policë special të Zvicrës. Kemi fëmijë nga mosha 7 e deri 55 vjeçar, pastaj futbollist. Ne poashtu bëjmë seanca special të shkollave fillore për edukat fizike të sporteve lufarake.

Kosova Boxing – A keni ndonjë talent nga shkolla juaj që mendoni që do të ketë suksese në të ardhmen ?

Ferid Bajrami – Po ka shumë, por do të veçoja një hungarez 13 vjeçar, quhet ATTILA VARGA, aj ka predspozita të hatashme për boksin. Ky na ka ardh si dhuratë nga një trainer i njohur nga Hungaria, gjë që janë shpërngulur të jetojnë nga Hungarian ë Zvicër, dhe e kanë sugjeruar të vazhdon boksin te ne. Këtë e shohim se shpresën më të madhe në boks.

Kosova Boxing – Kick-boxi vlerësohet si sport i rëzikshëm. A e konsiderojnë zviceranët si sport të dhunës, apo si sport edukativ ?

Ferid Bajrami – Po është sport luftarak dhe disa e keqkuptojnë si sport i dhunshëm. Disa zvicëran mendojnë që është sport i shqiptarëve, pasi shumë shqiptar i kemi kampion botëror në këtë sport. 

Kosova Boxing – Xhaviti është ikonë e kick-boxit shqiptar, çka ka dhënë shteti i Zvicrës dhe ai i Kosovës për te.

Ferid Bajrami – Shteti i Zvicrës ja ka dhënë mundësinë me qenë këtu ku është, ndërsa Kosova për Xhavitin është vullneti i tij.

Kosova Boxing – Ferid, faleminderit që në këto ditë pushimi gjetët kohë për ne. Suksese tjera në shkollën e juaj dhe angazhimeve tjera profesionale.

Ferid Bajrami – Faleminderit, ishte kënaqësi.

Intervista u zhvillua para disa ditësh në Prishtinë nga Artan Vërbica, në restoranin Enterminex.

1 thought on “Intervistë me Ferid Bajramin

  1. suksese vellezerve bajrami
    kam patur rastin ti shoh ne tv, xhaviti eshte nje sportiste me permasa boterore
    tung nga sabedini

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.