Ibrahim Balla debuton në boksin profesionist me KO. Vëllau tjetër Qamili fitoi me anë të pikëve
1 min readMelburn, 21 Shkurt 2013 – Pjesëmarrësi i vetëm shqiptar në boks në Lojrat Olimpike “Londra 2012” Ibrahim Balla ka debutur në boksin profesionist me KO. Balla 1-0 (1 KO) përball kishte boksierin nga Filipina, Gasper Bujat 2-2-0 (1 KO) të cilin e mposhti para kohe me nakaut në raundin e parë.
Debutimi i Ballës është vlerësuar lartë nga mediat australiane, ndërsa edhe nga mediumi ynë Kosova Boxing, vëllezërit Balla janë duke u përcjellur vazhdimisht që nga viti 2009. Ne deri më tani jemi mediumi i vetëm shqiptar që kemi pasqyruar rezultatet e boksierëve tanë.
Në këtë mbrëmje në Melburn u paraqitë edhe vëllai tjetër Qamil Balla 3-0-1 (2 KO) të cilin e mposhti boksierin nga Australia, Nuengsiam Kiatsongsang 0-2 me anë të pikëve pas 6-raundeve.
Vëllezërit Balla do të paraqiten sërish në Melburn me 26 Prill.
Artan Vërbica
22 Shkurt 2013