RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Histori: Bajram Hashani shqiptari i parë që solli medalje nga një kampionat evropian

2 min read

Jemi në prag të fillimit të kampionatit evropian në boks që fillon këtë javë me 4 Qershor në Moskë të Rusisë. Po japim disa detaje për lexuesit tanë, ku 35-vite më parë me 1975 në kampionatin evropian në Katowicë të Polonisë doli një shqiptar që fitoi medaljen e parë, ai ishte Bajram Hashani. I talentuari Hashani bëri mrekulli duke fituar dy duelet e para me 5:0 duke mos humbur asnjë raund, ndërsa Hashani  në gjysmëfinale humbi aksidantalisht pasi e theu arkadën, kurse gjyqëtari  nuk e lejoi ta vazhdoj duelin. Ishte kjo humbja e dhimbshme nga hungarezi Jozsef Nagy. Hashani nuk u kthye duar zbrasur, ai me veti solli medaljen e bronzt që deri më atëhere nuk kishte sjell asnjë shqiptar, mirpo kishte mundësi të mirë të fiton të artën. Deri atë kohë populli ynë ishte i shtypur dhe i nënqmuar ku ne në ish-Jugosllavi njiheshim vetem si bukëpjekës apo si ëmbëltor, por Hashani ishte ai i cili i theu barrierat e para. Nga ky çast populli ynë tani mburrej me boksierin tonë sepse ky ishte triumfi më i madh që kishte arritur një shqiptar. Ky ishte fillimi për boksin tonë ku më pastaj dolën në skenë edhe shumë boksier kampion shqiptar që populli ynë filloi të krenohet, si me Bajram Hashanin, Mehmet Bogujevcin, Aziz Salihun, Sami Buzollin, Fatmir Makollin, Abedin Likën, Afrim Majancin,  e shumë tjerë, që na sollën shumë medalje botërore e krenari ndër shqiptar deri se e ndaluan boksin në Kosovë. Bajram Hashani tash e sa vite jeton në Detroid të Amerikës ku edhe atje vazhdon aktivitetet me boksin.

Për më shumë rreth boksierit legjendar Bajram Hashani mund të lexoni tek rubrika jonë “Legjendat” ku mund të lexoni gjithë karieren e tij të sukseshme.

Kosovaboxing.org do t`ju sjell çdo ditë për pjesmarrësit më të sukseshëm të kampionateve evropiane, deri data 4 Qershor kur edhe fillon kampionati evropian. Nesër mund të lexoni për Aziz Salihun i cili fitoi medaljen e bronzt me 1981 në Tempere të Finlandës dhe me 1985 ne Budapest të Hungarisë.

Artan Vërbica
1 Qershor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.