RTK

RTKLive
24 Prill, 2024

Hesdy Gerges mposht Daniel Ghita

1 min read

Amsterdam, Holandë, 6 Mars 2011 – Egjiptiani Hesdy Gerges ka mposhtur romunin Daniel Ghita me vendim unanim. Gerges siç vlerësohej favorit para këtij dueli dhe doli fitues. Në raundin e parë Gerges ishte më i mire. Në raundin e dytë Gerges e qiti në “Knock-Down” me një goditje në bark. Gita u zgjua dhe vazhdoi por nuk mundi të bëj asgjë më, gjë që Gerges dominoi edhe raundin e tretë duke fituar me vendim unanim. Kjo është hera e tretë që Gerges mbron titullin “It`s Show Time”.

 Wendel Roche që kishte deklaruar për redaksinë tone se do të dal fitimtar, nuk doli ashtu. Ai humbi nga Danyo Ilunga. “Unë nuk ndihesha mirë para këtij meçi, isha i sëmurë. Ndonjëherë nuk ndodhin gjërat si i parashikojmë ne” theksoi Roche për Kosovaboxing.org.

 Armend Fetahu
8 Mars 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.