RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Hasani dhe Zhuta fitojnë medalje të bronzta në turneun “Ahmet Comert”

2 min read

ahmet-comert-boks-turnuvasi-300x212Stamboll, Turqi, 7 Shtator 2013 – Pesë boksier shqiptar janë paraqitur në turneun ndërkombëtar të boksit, “Ahmet Comert” në Stamboll të Turqisë (KOSOVA me Liridon Zeqirin, Burim Hasanin, Arian Gashin dhe Armend Xhoxhaj, ndërsa MAQEDONIA me Fatlum Zhutën).

Nga ky turne që morën pjesë 14 shtete botërore, dhe ato me kombëtaret më të forta si Rusia, Anglia, Kazakistani, Australia, Vellsi etj, iu sherbeu për të shiquar formën e kombëtarëve para kampionatit botëror që fillon me 5 tetor në Astana të Kazakistanit. Privilegj ishte edhe pjesëmarrja e Kosovës dhe Maqedonisë e cila u përfaqësuan denjësisht, ndërsa mungoi Shqipëria e cila në të kaluarën ka marrur pjesë në këtë turne.

Ahmet ComertSuksesin më të madh e arriti Burim Hasani dhe Fatlum Zhuta, të cilët arritën deri në gjysëm finale duke fituar medaljen e bronztë. Hasani në meçin preliminar arriti të fitoj ndaj boksierit turk, Servet Yildirim me ndërprerje në raund të dytë. Në çerekfinale Hasani u takua me kazakun Dair Zhajlauov ku e fitoi me dorëzim në raundin e parë, pasi Zhjlauov u lëndua. Në gjysëmfinale Hasani përball pati anglezin Sam Maxwell të cilin e humbi  me 3-0. Ky është suksesi i më i madh i Hasanit në arenën ndërkombëtare deri më tani, ndërsa shpresojmë që edhe në kampionatin botëror të ketë paraqitje të sukseshme.

Pas triumfit në Lojrat Mesdhetare duke fituar medaljen e bronztë, Fatlum Zhuta edhe një herë tregoi se është njëri ndër boksierët më të mirë në Evropë në kategorinë deri 75 kg. Zhuta kaloi meçet preliminare pa luftë dhe në gjysëm finale u takua me boksierin nga Suedia, Hampus Henriksen të cilin gjyqëtarët e gjykuan kundër boksierit tonë, me rezultat të ngushtë 2 me 1. Zhuta sipas të gjithëve të pranishmëve ishte më i mirë në tre raunde, por ai u dëmtua. Ndërsa për Kosova Boxing, Zhuta thekson: “Kurr në karrierën sportive nuk kam qenë më shumë dëmtuar se në këtë meç. Unë në tre raunde dominova dhe nuk e dij se si iu dha fitorja. Vetëm gjyqëtari turk gjykoi në të mirë timin, ndërsa gjyqëtari nga Hungaria dhe Suedia me dëmtuan. Në këtë meç pata dëshmitarë dhe dy trajnerët e Kosovës, Xhevdet Peci dhe Shefki Bogujevci” theksoi Zhuta.

Paraqitje të mirë dhe mbreslënëse në Turqi, lanë edhe Liridon Zeqiri, Arian Gashi dhe Armend Xhoxhaj. Zeqiri humbi nga boksieri turk, Ferkin Menis Ulan me vendim unanim. Arian Gashi u mposht nga rusi Alexey Kulov me vendim unanim dhe Armend Xhoxhaj humbi nga boksieri i Turqisë, Burak Aksin.

Përgatiti:
Artan Vërbica

 

 

3 thoughts on “Hasani dhe Zhuta fitojnë medalje të bronzta në turneun “Ahmet Comert”

  1. Qa je tu than o Artan bre ku u kan jasht burimi ka Mär medale Po nejse ste koke rejdhat boxit VEq Urime burimit dhe Liridon Zeqirit se Kta
    Meritojn shume ne kosove Po SkAn mbeshtetje Sepse Jan hajna te gjithe qa Jon ne kryesi um dhimen pse sjon dikun jasht tu boksu per ndonje shtet tjeter mdhimsen shpirt shume te fala nga gjermani MOS u ndalni kshtu vetem te para

  2. ku PE DIN TI artan verbica qa ka ba burimi me kazakistanin ne rundin e 3 ja ka qa burimi arkaden e ti po jep komente trejshmee veq me tu ba kjoo faqja me a famshee qa din ti bre box shko meru me naj ballet bree mas miri qaty bilee e she qa po bahet ncccc

  3. bravo ikoft qitin bokserit te fush te kosoves qe po ushtron djali burim hasani dohet me ja bae naj rrog qe vetem ky bokser munet me prue medale prej evropeeeeeeeeeee a po nini o shurdhana

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.