RTK

RTKLive
14 Maj, 2024

Gubetini eliminohet me diferencë të ngushtë në kampionatin evropian

1 min read

Albulena Gubetini nuk ka arritur të bëj hapin historik në kampionatin evropian që po mbahet për grupmosha të reja në Poloni. Gubetini në meçin kundër turkës Zeynep Gonc humbi me një pikë diferencë 5 me 4. Ndonëse Gubetini u eliminua ajo la mbresë të mirë duke boksuar në një nivel të lartë.

“Ishte papërvoja, nervozizmi dhe dëshira e madha e Gubetinit në këtë duel, gjë që e humbi këtë duel. Me gjithë humbjen ne jemi të kënaqur me paraqitjen e saj” deklaroi Latif Demolli për kosovaboxing.org nga Polonia.

Kjo është hera parë që Kosova prezentohet në një eviniment të madh pas pranimit nga AIBA. Ekspedita e Kosovës, Latif Demolli, Mehmet Haxhani dhe Albulena Gubetini pritet të kthehen këto ditë në Kosovë.

Kosovaboxing.org
5 Nëntor 2012

2 thoughts on “Gubetini eliminohet me diferencë të ngushtë në kampionatin evropian

  1. SKANDALOZE: Me ҫfarë rezultati humbi Albulena në Kampionatin Evropian?!

    Lajmi për përfaqësimin e Kosovës në Kampionatin Evropian të boksit për juniore, u prit mirë në opinionin kosovar.

    Madje, kur të gjithë sytë i kishin të drejtuar nga qyteti Vladislavovo në Poloni, i cili po e pret këtë aktivitet, zëdhënësi i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demolli lajmëron nga vendi i ngjarjes për eliminimin e Albulena Gubetinit me rezultat të ngushtë.

    Fillimisht, në e-mailin zyrtar të dërguar nga Demolli nuk gjendej emri i kundërshtares së Gubetinit, por vetëm rezultati, që sipas Demollit ishte i ngushtë 5-4.

    Mirëpo, nëse i hedhim një sy rezultateve zyrtare të kampionatit evropian, të cilat mund të gjenden në linkun e mëposhtëm, mund të shihet që humbja e Gubetinit ishte e thellë 12:06.

    Lëshime të tilla, me apo pa qëllim, dëmtojnë rëndë imazhin e boksit, duke krijuar përshtypjen në opinionin kosovar, që rezultatet manipulohen për të ruajtur imazhin e boksit në vendin tonë.

    Marrë parasysh mungesën e prezencës së garuesve tanë tash e 20 vjet në arenën ndërkombëtare, rezultate të thellë nuk do të ishin befasuese, por përkundrazi do të duhej të motivonin të gjithë ata që janë rreth boksit, që të punojnë më shumë.

    Të shpresojmë, që raportimet e ardhshme, për hir të korrektësisë me në raport FBoxK-Media, të jenë më të matura dhe të sakta, duke shmangur “përshtypjet” që mediat po shfrytëzohen për të proklamuar rezultate inekzistente.

    Linku i kampionatit evropian, me rezultatet complete

    http://amateur-boxing.strefa.pl/Championships/European_ëom_Champs_jc2012.html

  2. Lexova komentin tuaj ndaj boxeres Albulena Gubetini edhe une jam i mendimit tuaj se ne marojme petlla me uje dhe i marojme vetit qefe shum e kjo gabim ne duhet te ushtrojme dhe te punojm sepse ajo ka boksu shume dobet, e them kete se e kame pa si boxoj ne disa turnire tjera ne Poloni. Sjelja e saj la pershtypje te keqe ne turnire te tilla. Mose ta zgjase ma shum vetem deshta te pershendes ty zotri Artan Muhaxheri dhe te uroj sukses ne pune

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.