RTK

RTKLive
28 Prill, 2024

Fatlum Zhuta për herë të dytë radhazi fiton “Gongun e Artë”

2 min read

Reprezentatuesi i Maqedonisë Fatlum Zhuta (75kg), ka arritur që të mbrojë titullin e boksierit më të mirë të turneun tradicional ndërkombëtar “Gongu i artë”. Deri te ky çmim ai arriti pasi në luftën finale demoloi bokserin nga Mali e Zi, Marko Bozhoviq, i cili u detyrua që në fillim të raundin të tretë të dorëzoj luftën. “Të them të drejtën jam shumë i kënaqur pasi jam i vetmi shqiptar në të gjithë Ballkanin dhe ish jugosllavi i cili fitoi dy herë Gongun e Artë edhe atë dy vite me radhë. Kur e fitova vitin e kaluar Gongun e artë thashë se ky trofe më mungonte në gardërobën time, ndërsa unë erdha këtu dhe të them se unë jam numri një se ky trofe po më takon mua. Tani shpresoj se do të ftojë medalje në Kampionate evropiane dhe botërore “, deklaroi Zhuta, duke falënderuar më pas edhe nënkryetarit të Federatës së boksit Maqedonisë, Faton Salihu dhe mbështetjes që ka marrë nga legjenda e boksit shqiptar Aziz Salihu. “Vet ardhja e Aziz Salihut për të përcjell këtë aktivitet ishte motivuese për mua, poashtu ai më ka përkrah gjatë gjithë meçit. Nga ana tjetër falënderoi edhe vëllaun e tij Fatonin i cili prej që ka ardhur në postin e nënkryetarit kam mbështetje të madhe. Shpresoj se së bashku do të arrijmë suksese”, deklaroi Zhuta për KOSOVA BOXING, duke shtuar në fund se këtë sukses ia dedikon të gjithë shqiptarëve kudo që janë dhe 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ndryshe, boksier më i mirë nga Maqedonia në këtë turne u shpall Sasho Leskaroski i cili në kategorinë 64 kilogram u mund nga bullgari Milan Zlatev. Leskarovski në raundin e parë pati një dominim të vogël, ndërsa vendimtare për të shpall fitues bullgarin 3:2 ishin raundi i dytë dhe i tretë. Lufta më e mirë e “Gongut të artë” u shpall ajo e shqiptarit Kristian Dema dhe bullgarit Pantaliev. Boksier i huaj më i mirë u zgjodh hungarezi David Bernard, ndërsa epiteti i teknikut më të mirë i ka takuar Stefan Ivanov të Bullgarisë, i cili u shpall kampion në kategorinë 52 kilogrami.

Avdyl Salihu
11 Nëntor 2012

2 thoughts on “Fatlum Zhuta për herë të dytë radhazi fiton “Gongun e Artë”

  1. bravo zhuta te lumt e ke meritu 1 je Ala nuk kam pa ksi sudnika si ne maqedoni mos me dit me vlersu meqin sedi jam pa koment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.