RTK

RTKLive
4 Tetor, 2024

Grooves mposht Eubank Jr me vendim unanim

3 min read

Mançester Arena, Mançester, Angli, 17 shkurt 2018 – George Grooves (28-3-0, 20 KO) ka arritur sonte ta mposht Chris Eubank Jr (26-2-0, 20 KO) me vendim unanim pas 12-raundeve.

Tre gjyqëtarët vlerësuan fitoren e Grooves, Howard Foster me 117-112, Stephen Gray 116-112 dhe Mallcom MacDonald 115-113.

Me këtë fitore Grooves mbrojti titullin e kampionit të botës në versionin WBA, brezin “Super-WBA” duke siguruar edhe finalen e turneut “World Boxing Super Series” të “Trofeut Ali”. Tani Grooves do pret fituesin e gjysëmfinalës së tjetër që zhvillohet javën e ardhshme me 24 shkurt në Nurnberg të Gjermanisë ndërmjet gjermanit Juregen Brahmer dhe anglezit Callum Smith.

Në këtë duel erdhi në shprehje menquria e Grooves i cili nga fillimi pati qetësinë dhe konceptin, me të cilin arriti fitoren. Eubank Jr që nga fillimi ishte i nervozuar dhe shikonte që me luftë nga afërsia të mbyllë meçin, por këtë nuk e arriti.

Dy raundet e para i fitoi Grooves, ndërsa në të tretën Eubank Jr nga pakujdesia dhe hyrja mbrenda e pakontrolluar dëmtoi duke e çarë arkadën e syrit të djathtë. Në raundin e katërt Eubank Jr hyri me vrull sidomos disa herë duke dashur ta godas me aperkat, por Grooves i vëmendshëm arriti ti shmangej duke poentuar me direkte të sigurtë duke i pamundësuar edhe një herë Eubankit. Pas përfundimit të raundit të katërt Grooves udhëhiqte me 40-36.

Raundi i pestë ishte raundi i parë i fituar nga Eubank Jr. Ai ishte më i qetë dhe arriti disa herë ta dërgoj Groovesin në kënde duke e goditur herë pas here saktë. Eubank Jr ishte më i mirë por akoma jo sa duhej.

Në raundin e gjashtë sërish Eubank Jr dominoi. Ai i mbylli distancën Groovesit dhe gjuajti disa kombinime të bukura. Grooves në këtē raund humbi balancin. Eubank Jr insistonte të hapë edhe më shumë Groovesin duke e ditur se e ka vështirë të fiton me pikë sepse kuptoi se ka humbur raundet e para.

Raundi i shtatë u karrakterizua me shumë kapje ku pati shumë kapje të egra. Eubank Jr dëshironte luftë nga afërsia ndërsa Grooves përsëri me menquri i shmangej. Raund i barabartë.

Raundi i tetë ishte më i bukuri i kësaj përballje. Dueli zhvillohej ngushtë dhe në 30 sekondat e fundit përballja bëri të zgjoj gjithë adhuruesit në këmbë. Pas raundit të tetë Grooves udhëhiqte me 78-75.

Raundi i nëntë ishte i Eubank Jr. Ai shpërtheu dhe dha shumë goditje, sidomos duke goditur me një aperkat të fortë ku çuditërisht Grooves u mbajtë. Ky raund i takoi Eubankit Jr.

Gjakosja e Eubank Jr ndikoi shumë në shpërqëndrimin e tij. Në mes të raundit të dhjetë gjyqëtari Michael Alexander thirri dy boksierët duke i qortuar për mënyrën e boksimit dhe sidomos për infioritetin e Grooves që i ikte boksimit. Raund mjaft i vështirë për tu gjykuar.

Raundi i 11-të i takoi Grooves. Ai me kundërsulme arriti ta fitoj raundin. Eubank Jr u mundua mjaft por jo mjaftueshëm për të fituar raundin.

Raundi i fundit i takoi Eubankit Jr. Ai dha disa goditje por ishte e vështirë të nakautohet Grooves. Ai e kuptoi se ka humbur përballjen dhe për këtë arsye sulmoi aq shumë, ndërsa Grooves priti fundin.

Sipas vlerësimit tim Grooves fitoi me 116-114. Disa e quajnë fitore kontraverze të Grooves, por edhe statistikat e meçit tregojnë qartë se Grooves ishte më i mirë.

Artan Vërbica
18 shkurt 2018

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.