Gjergjaj nakauton Rexhoviqin
1 min readBoksieri ynë fiton titullin e parë në karrierë, titullin evropian EBU-EE
Arnold Gjergjaj, tregoi mjeshtrit e tija dhe e nokautoi në rundin e nëntë boksierin boshnjak, Adnan Rexhoviq. Me këtë fitore Gjergjaj fitoi titullin e Evropës në peshën e rëndë të boksit profesionist (EBU-European External European Union). I patermbur dhe insistues për ta përmbyllur duelin para kohe, Gjergjaj ia arriti. Edhe një herë demonstroi potencialin e tij karshi boshnjakut Rexhoviq, i cili edhe kundërshtarin duhet përgezuar për karakterin e treguar karshi boksierit tonë i cili i dha rastin që ky triumf të përfundoj në mënyrë madhështore, me triumf të madhe për boksierin tonë.
Kobra siç njihet në opinionin tonë demonstroi një duel të bukur ku në prani të 3000 shikuesve në arenën e njohur St. Jakob Halle në Basel kënaqi të pranishmit. Ndërsa për ata që nuk e kishin mundësin ta ndjekin këtë meç nga afër, këtë do ta kenë mundësin ta përcjellin transmetimin sonte nga ora 23:10 në televizionin publik të Kosovës, RTK
Për më shumë nga ky meç dhe një analizë rreth këtij meçi, Kosova Boxing do t`ju sjell në ditët në vazhdim.
Foto: Kosova Boxing
Kosovaboxing.org
5 tetor 2014