Gjergjaj mbron titullin EBU-EE ndaj Bekhatov me 6 qershor
2 min readBoksieri ynë i pamposhtur në kategorinë e rënd, njëkohësisht kampioni aktual i brezit evropian EBU-EE, Arnold Gjergjaj do të boksoj kundër rusit me shumë përvojë Denis Bekhatov. Dueli do të zhvillohet në St. Jakob Halle me 6 qershor në Basel të Zvicrës. Gjergjaj me bilanc qind për qind, 27-0 (20 KO) para adhuruesve të vet do të mundohet që të mposht rusin Bekhatov i cili ka bilanc prej 39 fitoreve (26 KO) dhe dhjetë humbjeve. Ky duel do të jetë dueli më sfidues i tij në karrirë duke ditur kualitetin dhe përvojën që posedon Bekhatov.
Bekhatov ka boksuar me emra të mëdhenjë të boksit botëror si, Keith Long, Sinan Samil Sam, Saul Montana, Juan Carlos Gomes, Vychaslev Glazkov, Danny Williams, Manuel Charr, Anotonie Joshua etj. Bekhatov poashtu ka boksuar edhe me boksierin tonë Nuri Seferi me 2005 në Saint Petersburg të Rusisë ku fitoi me vendim unanim pas 10-raundeve.
Gjergjaj renditet i 10-ti në versionin EBU, aty ku edhe synon të shpallet kampion i evropës në versionin më të vështirë dhe më të çmuar. Me fitore ndaj Bekhatov ai do të afrohet në TOP-5 në EBU. Titulli i kampionit evropian EBU pritet të shpallet vakant nga muaji shtator pasi britankiku Tyson Fury pritet të sfidoj titullin e kampionit të botës kundër Wladimir Klitschkos. Ndërsa për brezin më të çmuar të EBU-së priten të konkurrojnë tre emra të mëdhenj të boksit evropian që janë sot, turku me nënshtetësi gjerman Erkan Teper i cili është kampion i brezit tjetër të EBU-së, EBU-EU, titull i shteteve që janë në Bashkimin Evropian dhe konkurrenti tjetër britaniku Anthony Joshua që renditet i pesti.
Deri më tani titullin EBU të evropës ndër shqiptarët e kanë fituar Shpend Abazi me 2001, Luan Krasniqi me 2002 dhe 2004 dhe Edis Tatli këtë vit.
Kosovaboxing.org
19 maj 2015