Genady “GGG” Golovkin kundër David Lemieux këtë fundjavë
2 min readI tmerëshmi siç po e quajnë të gjithë Genady Golovkin do të ketë përballjen e radhës këtë javë me kanadezin David Lemieux. Ky meç i shumë pritur do të zhvillohet këtë të shtunë me 17 tetor në Madison Square Garden në New York, ku meçi do të jetë i vlefshëm për titullin e kampionit të botës në versionet Super WBA, IBF dhe Interim WBC në kategorinë e mesme. Golovkin është super kampion botëror në versionin WBA, ndërsa David Lemieux kampion botëror në versionin IBF. Meçi do të jetë për unifikimin e dy titujve kryesor të mbrëmjes, IBF dhe Super WBA.
Kazaku Golovkin deri më tani ka zhvilluar 33 meçe duke fituar të gjitha, 30-të duke i përfunduar para kohe. Por, përball do të ketë boksierin i cili nuk duhet nënçmuar, David Lemieux. Lemieux deri më tani ka zhvilluar 36 meçe me bilanc prej 34 fitore (31 KO) dhe dy humbje. Ai është kampion i botës në versionin IBF dhe kampion i Amerikës Veriore në versionin NABF.
Edhe pse Golovkin konsiderohet favorit në këtë përballje, ai mund të befasohet nga kanadezi Lemieux, i cili besohet se mund të bëj befasi. Lemieux është boksier i kompanisë së njohur Golden Boy Promotion e legjendës Oscar De La Hoya, ku vetë De La Hoya ka deklaruar se Golovkinit do ti shfaqim humbjen e parë.
Kosova Boxing është duke e ndjekur me interesim të madh këtë meç, ndërsa që të shtunën do të shohim kampionin e vërtetë në këtë kategori.
Artan Vërbica
15 tetor 2015