RTK

RTKLive
1 Maj, 2024

Ekskluzive: Intervistë me FRANC “Francky” NDUE-n

4 min read

Franki 1Prishtinë, 14 tetor 2015 – Trajneri dhe Promoteri i boksit shqiptarë Franc Ndue që ushtron detyrën e tij në Nurnberg të Gjermanisë, është duke qëndruar disa ditë në vendlindje në Gjakovë. Ndue i njohur për të gjithë si Franki, tashmë 10-vite ka klubin e tij, të emëruar K-1 në Nurnberg të Gjermanisë. Ai këto vit ka arritur rezultate kulminante në sporte fisnike. Me 21 nëntor për nder të 10-vjetorit do të organizoj ngjarjen e tij në Nurnberg të tetën me radhë në katër vitet e fundit.

Për më të rejat nga Franki, ju sjellim një intervistë ekskluzive nga Kosova Boxing me te:

Kosova Boxing: z. Francki, përvjetori juaj po afron. Sa jeni i kënaqur me të arriturat e tuaja?
Franc Ndue: Ka shumë vite që jam në këtë sport si me boksin ashtu me kikboksin. 10-vite tani janë bërë dhe jam i kënaqur me rezultatet dhe të arriturat. Vetë puna 10-vjeçare tregon se nuk është e lehtë të jesh me një biznes dhe të qëndrosh në skenë qoftë me boksier dhe poashtu me kikboksier. Para 10-vite kur kam emëruar klubin me K-1, kikboksi dhe diciplina e re K-1 ishte shumë e popullarizuar, ndërsa që në vitet e fundit iu kam përkushtuar kryesisht boksit.

Kosova Boxing: Ju tani keni vendosur që klubin ta emëroni NDUE PROMOTION?
Franc Ndue: Klubi do të mbajë atë emër që e ka pasur K-1, sepse po t`ia ndërroja do të jetë e padrejtë tani pas shumë vitesh. Por, evinimentet e radhës do të janë me NDUE PROMOTION?

Kosova Boxing: Sigurisht që me trup tani jeni në Prishtinë, por me mendje jeni në Karlsruhe, ku boksieri juaj Nuhu Lawal këtë fundjavë do të boksoj kundër Arman Torosyan?
Franc Ndue: E vërtetë, Lawal do të ketë sfidën më të vështirë të tij deri më tani. Torosyan ka 13 fitore, një humbje dhe një barazim, dhe është favorit ndaj boksierit tim, por ne do të shkojmë dhe do ti befasojmë. Unë besoj në Lawal dhe në natën e 17 tetorit do të shënojmë fitore me KO.

Kosova Boxing: Meçi do të jetë nën organizimin e Saurland Event?
Franc Ndue: Ashtu është, por ne nuk kemi hezituar dhe nuk frikësohemi. Po të kishim frikë nuk do ta kishim pranuar luftën. Edhe Lawal ka rekord dhe pjekuri për këtë meç, 20 meçe të gjitha fitore, ndër to 12 me nakaut. Theksova se Torosyan do të jetë favoritë dhe nuk besoj që dueli do të shkoj në të gjitha raundet, se do të ishte e vështirë për ne të na japin fitore me pikë. Për këtë do të shkojmë në fitore me ndërprerje ku unë besoj se do ta realizojmë.

Kosova Boxing: Pas këtij meçi ju do të keni edhe disa duele të tjera me boksierët e tuaj. Freskim Povataj bokson me 24 tetor në qytetin Ofenbah, si dhe Ruslan Yusupov me 30 tetor në Mynih.
Franc Ndue: Po, javë pas jave do të jam me angazhime. Freskimi do të ballafaqohet pas 10-ditëve me çekun Tomas Mrazek dhe Yusupov me Sandor Feka të Hungarisë.

Kosova Boxing: Të kthehemi tek ngjarja e juaj me 21 nëntor. Sa keni pasur kohë të përgatiteni dhe a do ta ketë duelin kryesor Nuhu Lawal apo ndonjë tjetër boksier i juaj?
Franc Ndue: Nuk do ta ketë Lawal. Ai tashmë ka një meç të vështirë dhe do të jetë e pamundur që në një periudhë tetë javëshe të ketë një duel tjetër të fortë, sepse tani Lawal do të ketë çdo kundërshtar më të fortë se tjetrin. Dhe së bashku me Astrit Ademajn, partnerin tim kemi vendosuar ta pushojmë. Meçin kryesor do ta ketë Davide Doria. Edhe Doria luan një rol të madhë në klubin tonë.

Kosova Boxing: Astriti dhe ju mbështeteni shumë në njëri-tjetrin. I keni detyrat e ndara?
Franc Ndue: Astriti është puntor i madh dhe unë kam pasur fat që kam njohur atë. Ai është i palodhshëm në detyrat që merr për sipër. Ai kryn shumë punë por që duhet vlerësuar është ajo se si ka aftësi të bëjë matchmaking. Ne dy jemi të lidhur shumë ngushtë dhe bashkë bëjmë fuqinë.

Kosova Boxing: Franki, unë të uroj shumë suksese në meçet e boksierëve tuaj për këtë vit dhe suksese në organizimin tuaj me 21 nëntor si dhe suksese të tjera në vazhdimin tuaj të karrierës.
Franc Ndue: Edhe ty të falenderojm Artan për mbështetjen dhe afirmacionin që na ke dhënë këtyre viteve që nepërmjet Kosova Boxing të jetë mundur nga bashkatdhetarët tanë përcjellin rezultatet tona.

Intervista u zhvillua nga Artan Vërbica

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.