RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Gazetari i sportit Avdush Cakaj, bëhet menaxher i boksit profesionist

2 min read

Federata e Boksit Profesionist e Kosoves, edhe zyrtarisht të mërkuren me 28 mars, ka licensuar edhe një menaxher të ri në boksin profesionist. Licensa e radhës e FBoxProfK, ju dha gazetarit sportiv Avdush Cakaj, i cili i motivuar pas marrjes së licensës është shprehur “Paisja me licensë të menaxherit të boksit profesionist nga federata e boksit profesionist e Kosovës, do te thotë shumë për mua, qëllimi im qe të paisem me këtë licensë është që të jap kontributin tim në përkrahje të sportistëve të boksit dhe ky është motivi im, por njeherit mendoj që të gjithë ne që jemi në përkrahje të sportit duhet të bejmë edhe më shumë që të ju japim përkrahje edhe më të madhe të gjithë sportistëve, sepse mendoj se kemi obligim ndaj sportistëve tanë” theksoi Cakaj për kosovaboxing.org.

Pasi që dihet qëllimi i kësaj federate që është që boksierët tanë të kenë mundësi të boksojnë si në vend në evenimente të organizuar nga kjo federatë, po ashtu edhe në arenën ndërkombetare, unë mendoj që ky është një vendim i drejtë i imi që te jap kontributin tim edhe në ketë aspekt. Unë falenderoj kryetarin e federatës Bekë Zekën dhe menaxherin Nexhmedin Zeka, për mundësin që më kanë dhanë që të jam edhe unë një menaxher i boksit profesionist i licensuar” është shprehur gazetari sportiv, tashmë edhe menaxher i boksit profesionist Avdush Cakaj, i cili njëherit është edhe anëtar i këshillit drejtues i FBoxProfK-së që nga formimi i kësaj federate.

Poashtu menaxheri dhe promotori i FBoxProfK Nexhmedin Zeka, pasi i ka dhuruar licensën Cakajt, i ka uruar punë të mbarë dhe suksese si menaxher, “Avdush Cakajt, i uroj për licensimin si menaxher i boksit profsionist, mendoj se është një person meritor duke u bazuar në kontributin e tij si gazetar i sportit por edhe në ndihmën në formimin e federates, besoj se Avdush Cakaj, do të arrijë suksese të mira edhe si menaxher pasi që ka dhënë kontribut të madh në mbështetje mediale të shumë sportisteve dhe këtë besoj se do ta bejë edhe si menaxher”, ka perfunduar menaxheri Zeka.

Kosovaboxing.org
29 Mars 2012

3 thoughts on “Gazetari i sportit Avdush Cakaj, bëhet menaxher i boksit profesionist

  1. po veq asnji bokser nuk bokson pa pare se ju po i kultivoni bokserat po ikin ne evrope se nuk ka pa pare se ni bokser dohet me pas rrogen prej 700ero per me nejt ne kosove ejo me ba ju hajgare me ta tunggggg

  2. qka kini bae ju sen jakini jep mlides 25000 ero e tjert sportista apo luni me ta marre per juve bokserat derdhin njers e ju i hani paret e tznve harm ju kfshin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.