Erzen Rrustemi, emri i ri në boksin profesionist
1 min readBoksi shqiptar çdo ditë po shënon ngritje të numrit të boksierëve profesionist. Boksieri i cili do t`i qaset dhe do të debuton në profesionalizëm, do të jetë Erzen Rrustemi, i cili me 7 Prill në Alzach të Gjermanisë do të bejë hapin e parë në ringun profesionist. Rrustemi nuk ka ndonjë karrierë të bujshme në boksin amator, mirëpo ai ka krijuar një njohuri për boksin, në saje të vëllezërve Seferi dhe Agron Xhillës, që e kanë ndihmuar mjaft shumë të mësoj boksin. Rrustemi jeton prej disa vitesh në Zvicër, në kryeqytetin Bern, por ai vjen nga Gjilani dhe ka vendosur që boksin profesionist të filloj me licencë të Kosovës. Ai ka përgaditur të gjithë dokumentacionin e kërkuar dhe këto ditë do të pajiset me licencë kosovare. Kundërshtari i Rrustemit do të jetë hungarezi Attila Toth, dhe meçi do të zhvillohet në 4 raunde. Në këtë mbrëmje do të boksoj edhe boksieri ynë, tashmë i njohur për opinionin tonë, Agron Xhilla, i cili do të synoj edhe titullin e tretë botëror për të rinjë “WBC Youth”. Xhilla është kampion aktual edhe i dy brezave tjerë “IBF & WBO Youth”. Në renditjen e fundit të shfaqur nga versioni WBO, Xhilla renditet i 15-ti në botë në kategorinë “Cruiser”. Poashtu Nuri Seferi mban vendin e 5-të në versionin WBO, në këtë kategori.
Artan Vërbica
29 Mars 2012
une mendoj se erzen rrustemi, do te fitoj jam i lumtur te fitoj
Padyshim se fitorja do jete e Erzenit duhet thene vec suksese te metejshme :))
o erzen hajde perhajr nese se qet me te paren ne tok mos thuj tani ekam kenanin shok au kuptuam
O daj myte kejt qite met paren her ne tok
Suksese
ej sa e ki pagu kundershtarin.
marre sput vjen me pare tu fitu…
kjo nuk eshte box….