Flash: Koxha bokson të premten për titullin e Beneluxit
1 min readSelajdin Koxha 10-5-2 (3 KO) do të boksoj këtë të premte për titullin vakant të Beneluxit në kategorinë super të mesme. Kundërshtari i tij do të jetë boksieri nga Holanda, Domingos Nascimento Monteiro 19-15-4 (11 KO). Koxha ka zhvilluar këtë vit një duel ku humbi nga Gevork Khatchikian me vendim unanim pas tetë raundeve, mirpo gjyqëtari në ring e ndihmoi mjaft holandezin, ku Koxha gjatë duelit ishte denuar edhe me vërejtje publike.
Koxha kampion aktual i Belgjikës në kategorinë e mesme është shumë afër titullit të Beneluxit. Dueli me Monteiro do të zhvillohet në Antwerpen.