RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Fatlum Zhuta boksieri më i mirë “Pavarsia 2011”

2 min read
i

Pallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, 13 Shkurt – Boksieri ynë Struga, Fatlum Zhuta është shpallur boksieri më i mirë i turneut të tretë me radhë “Pavarsia”. Zhuta për kundërshtar pat boksierin serb nga Nishi, Nersad Milicevic, të cilin e mposhti me vendim unanim. Kjo niherit ishte lufta më e mirë pasi që munguan duele të mirëfillta dhe cilësia. Ishte ky turneu më i zbehtë nga cilësia që nga pas lufta në Kosovë. Të tjera duele ishin mes, Lirim Bajramit dhe Kristian Kovacevic e cila përfundoi pa fitues. Fatos Ferzit iu deshën vetem pak sekonda për ti dhënë “Knock-Down” kundërshtarit Memeti, gjë që traineri i tij e tërhoqi boksierin e tij. Liridon Zeqiri triumfoj me diskualifikim në raund të dytë. Mahmut Gorda ishte më i mirë se Emra Mustafi pas tre raundeve. Sergjo Sina tregoi eksperiencë më shumë ndaj Fetah Laskovica duke qenë më i mirë. Burim Hasani mposhti boshnjakun Haris Calakovic me diskualifikim në raund të parë. Egzon Muçolli fitoi në raund të tretë, pasi kundërshtari i tij Selmir Ismani u dorëzua. Kadri Mehmeti nga Maqedonia mposhti Jamir Selmanin nga Kosova me ndërprerje dhe dueli i fundit ishta ai mes Armend Xhoxhaj nga Kosova dhe Tofik Ansaku nga Shqipëria të cilën purfundoi me barazim.

Rezultatet :

58kg.

Lirim Bajrami
Kosovë

1:1

Kritijan Kovacevic
Mali i Zi

56kg.

Fatos Ferizi 
Kosovë

RSCO 1

Atnan Memeti
Maqedoni

60kg.

Liridon Zeqiri 
Kosovë

DQ 2

Mustafi Ibrahim
Maqedoni

64kg.

Mahmut Gorda 
Kosovë

2:0

Emra Mustafi
Maqedoni

69kg.

Fetah Leskovica
Kosovë

DQ 3

Serxho Sina
Shqiperi

69kg.

Branko Mirkovic

Pa lufte

Mali I Zi

69kg.

Burim Hasani 
Kosovë

DQ 1

Haris Calakovic
B. e H.

75kg.

Fatlum Zhuta
Maqedoni

2: 0

Nersad Milicevic
Serbi

81kg.

Egzon Muqolli
Kosovë

RSCO 3

Selmir Ismani
Maqedoni

81kg.

Jamir Selmani
Kosovë

RSCO 3

Kadri Mehmeti
Maqedoni

91+kg.

Armend Xhoxhaj
Kosovë

1:1

Tofik Mansaku
Shqipëri

 Foto : Kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.