RTK

RTKLive
18 Mars, 2024

Fabiana Bytyqi mposht bullgaren Ivanova

1 min read

Brno, Republika e Çekisë, 5 mars 2022 – Ish-kampionja e botës, Fabiana Bytyqi ka shënuar një fitore të rëndësishme në Brno të Çekisë, duke mposhtur kundërshtarën nga Bullgaria, Ivanka Ivanova me vendim unanim pas 6 raundeve.

Bytyqi (19-0-1, 5 KO) dominio meçin nga fillimi duke e mbizotruar gjithë raundet ndaj Ivanova (3-18-3, 0 KO) ku çuditërisht Ivanova rrezistoi goditjeve që pranoi shumë nga boksierja jonë, por që u mbajt duke mos pësuar me ndërprerje.

Bytyqi kampione e botës në WBC në kategorinë atom, nuk ka arritur të mbroj dhe të dyluftoj më për titullin e kampionit të botës që nga nëntori i vitit 2019, ku më pastaj shpërtheu pandemia botërore “Covid 19”, që e kishte mjaft vështirë të zhvillonte meçin për titull bote. Si do që të jetë, ajo vazhdon të shkëlqen duke bërë krenar popullin e Çekisë dhe atë Shqiptarë.

www.kosovaboxing.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.