Exclusive: Nuri Seferi deklarohet pas duelit me Marwa
3 min readNuri Seferi është ndar i kënaqur me performacën e treguar në duelin e së shtundës. Ai triumfoj bindshëm ndaj boksierit nga Tanzania, Joseph Marwa me vendim unanim pas katër raundeve. Nuriu ishte paraparë të zhviloj duelin në gjashtë raunde mirpo komisioni organizativë i komanisë promovuese “K2 Promotions” mori vendim para duelit që kjo luftë të jetë në katër raunde për shkak se duelet e kaluara kishin zgjatur shumë dhe e gjithë bota ishte e rezervuar t`a shiqonte duelin e vlefshëm për titull bote e cila duhej të fillonte saktë në orë 23:00 me kohën europiane. Kjo ishte arsyja, mirpo asesi nuk e humbi shkëlqimin e boksierit tone i cili shkëlqeu në mbrëmjen e 12 Dhjetorit duke kënaqur shiquesit e pranishëm, por edhe ata që e përcillen anë e mbarë nepërmjet ekranëve televizive.
Kosovaboxing.org: Përgëzime për fitoren e radhës. Sa ka qenë e rëndësishme kjo luftë për juve ?
Nuri Seferi: Ju faleminderit shumë. Kjo luftë ishte domethanëse për mua, pasi kam zhvilluar vetem një luftë këtë vit dhe vlera e këtij dueli ishte, sepse siq e dini edhe ju, ka qenë parameç i luftës për titullin e kampionit botërorë mes Vitali Klitschko dhe Kevin Johnson.
Kosovaboxing: Ju javë më parë ishit paraparë të zhvilloni edhe një duel në Burgedorf, mirpo e kishit analuar vetem që të jeni më i përgaditur për luftën në kryeqytet të Zvicrës.
Nuri Seferi: E pash të arsyeshme t`a anuloj pasi që nuk dëshirova asgjë të rrezikoj. E gjithë bota e boksit i kishte sytë nga ky duel dhe mendoj që vendimi im ishte i drejtë.
Kosovaboxing.org: Lufta e radhës do të jetë prapë këtë muaj me Tamas Polster në Vienë të Austrisë. Ju e kishit mposhtur këtë vit me knock-out në raund të dytë në Gostivar. A meriton ky një revansh !
Nuri Seferi: Asesi nuk meriton, mirpo kam pranuar një ofertë nga ai dhe e kam sqyrtuar në dobi timen. Ai është ankuar për padrejtësi dhe unë do të shkoj në Vienë prapë t`i shkaktoj debakël dhe është një mundësi e mirë e imja të shënoj edhe një fitore këtë vit.
Kosovaboxing.org: Po kthehemi prapë në duelin ku ju triumfuat në Bern. Menagjeri i vëllezërve Klitschko, Tom Lofler ishte i mahnitur nga performanca e juaj. Ai me të përfunduar lufta e juaj të bëri ofertë që ju prapë të jeni në skenë me 20 Mars 2009 në parameç të Wladimir Klitschko dhe Eddie Chambers.
Nuri Seferi : Biseduam gjatë pas duelit tim dhe fitorja ime u vlerësua lartë nga kompania e madhe “Klitschko Management Group”gjegjësisht nga menagjeri Lofler. Kjo është një arritje e madhe për mua pasi që çdo boksier është i privelegjuar të boksoj në mbrëmjet e vëllëzërve Klitschko. Gjatë gjithë javës kemi qenë në bisedime dhe kam marr edhe një ofertë nga ai që të boksoj edhe në Amerikë vitin e ardhshëm.
Kosovaboxing.org: Po citoni që biseduat gjatë. A mund të na thoni më shumë diçka nga kjo bisedë, pasi që adhuruesit tuaj janë kurreshtar për një gjë të tillë.
Nuri Seferi : Gjatë bisedës sime me përfaqësuesin e tyre, mua më premtuan se do të kem një luftë për titull botërorë. Do të shohim se sa do të jetë e realizueshme, por besoj në partneritetin e tyre.
Kosovaboxing.org: Nuri a keni për të shtuar diçka për fund.
Nuri Seferi: Ju faleminderit shumë për përkrahje, që po na ndihmoni mjaft shumë në rrjedhen e rezultateve tona.
Kosovaboxing.org: Ju faleminderit edhe nga ana ime që gjetët kohë për ne.
Nuri Seferi: Ishte kënaqësi dhe jeni gjithëmonë të mirëseardhur.
Intervista u zhvillua nga Artan Vërbica – 14 Dhjetor 2009.