RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Exclusive : Intervistë me fotoreporterin tonë të njohur të boksit, Eroll Popova

5 min read

Prishtinë, 25 Shkurt 2011 – Redaksia jonë Kosova Boxing ju sjell gjithëmonë intervista ekskluzive me boksier, kikboksier, trainer, ekspertë, analist të njohur. Kësaj radhe ju sjellim një intervistë nga një fushë tjetër, bëhet fjalë për fotoreporterin e boksit por edhe sporte tjera, Eroll Popova. Ai është i njohur jo vetëm në Gjermani por edhe në tërë Evropën. Erolli në intervistën tonë tregon për të gjitha, se jasi e filloi punën e fotoreporterit, pastaj si e arriti suksesin e tij, fotografitë para të Luan Krasniqit e shumë gjëra tjera që mund ti lexoni eksklusivisht vetëm tek ne.  

Kosovaboxing.org : Kur keni filluar punen e fotoreporterit ?
Eroll Popova : Kam filluar karrierën e fotoreporterit me 2001, ndërsa sprovën e parë të madhe e kam pas me 2002 në meçin e parë të Luan Krasniqit me Rene Monse. Ky duel u zhvillua në qytetin ku jetoj në Magdeburg, dhe Luani fitoj për herë të parë titullin e Evropës.

Kosovaboxing.org : Si erdhi puna e juaj e fotoreporterit, e kishe passion nga femijëria apo e fillove rastesisht ?
Eroll Popova : Rastësisht, unë kam qenë futbollist dhe në një ndeshje isha i lënduar, por udhëtova me ekipin ku ishim musafir. Në mes të ndeshjes unë e ndihmojsha trenerin me disa statistika dhe kisha detyrën t`i analizoj forcën e futbollistëve tanë. Ndihmës treneri ynë ishte gazetar dhe më pastaj ai më autorizoi që unë t`i përgaditi edhe disa fotografi dhe një raport të vogël të ndeshjes. U befasova shumë dhe pastaj ajo u pëlqye nga klubi, gjë që shpejt më ofruan të punoj si fotoreporter i ekipit dhe këtu filloi gjithçka.

Kosovaboxing.org : Jeni fotoreporteri me i famshëm dhe më i sukseshëm shqiptar, sa ka qenë e veshtire sikur shqiptar me arrit këtë kluminacion ?
Eroll Popova : Po edhe lehtë nuk ka qenë ! Shumë më vëshirë është me mbajt këtë “titull” që e kam. Por së pari jam i pranuar si karakter individ, dhe kur jam prezentuar, kam thënë se gjithëmonë që jam shqiptar. Jam krenar për këtë dhe për të arriturat e mija dhe të gjithë më njohin mirë. Por është e rëndësishme të jesh edhe tolerant. Unë në arenën e sportit jam profesionist dhe nuk boj dallime në nacionalitete dhe jam shumë i shoqërueshëm.

Kosovaboxing.org : Ju jeni fotoreporter ne shumë fusha sportive, por njerzit tanë ju njohin me shumë nga arena e boksit. A keni arritë namin me foto te boksit apo me foto tjera ?
Eroll Popova : Fotografitë e para të mijat në boks janë shpall te web-faqja e Luan Krasniqit, luankrasniqi.de , pastaj te Universum Box Promotion, boxing.de, si dhe në fightnews.com, dhe shumë faqe tjera …

Kosovaboxing.org : Kemi pasur rastin të shofim fotografitë tuaja të realizuara dhe ato kanë qenë pikërisht të Luan Krasniqit, ku ju keni qenë protagonist kryesor. Sa ka qenë kenaqesi e juja kjo, dhe sa e vështirë ?
Eroll Popova : Eshtë një kënaqësi e papërshkrushme. Besoj se fotografitë e Luanit ju ka lënë përshtypje të mira. Luanin e vlerësoj si njeri të menqur, shok, shqiptar të madh, dhe idol timin.

Kosovaboxing.org : A është e vështirë të fotografosh vendasin tënd apo të them një shqiptar. A keni emocione kur gjendeni para një bashkekombasi tuaj ?
Eroll Popova : Mundohem ti shmangi emocionet dhe ti koncetrohem meçit, por duhet të pranoj se është e vështirë. Më beso … Je shumë afër ringut dhe mundohesh që t`a përkrahësh. Sidoqoftë unë jam vetëm në detyrë pune me aparat e jo lloj treneri. Ndodh që ndonjë herë të mos përmbahem, ku më shkon zëri dhe të jap mendimin tim. Këtë e kemi në gjak, dhe temperament jemi, kjo nuk harrohet apo shlyhet kallaj … (qeshet Erolli)

Kosovaboxing.org : Kemi pasur rastin te shofim fotot tuaja ne Universum Box Promotion, Fightnews.com dhe shume faqe tjera botërore dhe tani në kohën e fundit edhe në SES Boxing ku keni bashkepunim mjaft te ngushtë. Si e njihni vetën nga pershtypja juaj ?
Eroll Popova : Eshtë një domethënie e madhe që ti përkrah me punë/fotografi, klubet kryesore në botë, dhe nuk është lehtë ! Eshtë fenomen e vërtet se me një fotografi len përshtypje dhe pastaj vlerësohet puna juaj. Eshtë nder për mua që unë të jem ai, që i përkrahi këta.

Kosovaboxing.org : Me mundin tënd keni arritë qe ta ndihmoni edhe boksierin tonë të talentuar Haxhi Krasniqin në klubin SES Boxing. Ju pra nuk e ndihmoni dhe pasuroni fotogalerine shqiptare, por jeni human dhe ndihmoni edhe boksin në shumë aspekte dhe boksieret tanë të talentuar ?
Eroll Popova : Më ka ardh rasti t`i njof disa menagjera të boksit dhe më erdh rasti ta ndihmoj. Kam biseduar disa herë me menagjerin e tij Ulf Steinforth/SES Boxing dhe e propozova, dhe ai e pranoi ti jap rast. Tashmë Haxhiu ka kontratë dhe po len përshtypje të mira. Edhe ky është ai që e përkrah shqiptarinë….

Kosovaboxing.org : Cilin boksier e pëlqeni ?
Eroll Popova : Janë shumë…. Kam dëshirë të fiton ai që e meriton në ring. Kjo ka ndodh shumë herë, por ndodh ndonjëherë edhe e kundërta.
 
Kosovaboxing.org : Nga profesionalizmi juaj, si ju duket Kosovaboxing.org ? Cka mund te ndryshohet për të mirë ?
Eroll Popova : Unë faqen Kosovaboxing.org e vizitoj rregullisht. Më pëlqejnë se si ka qenë incijativa e juaj për “Legjendat”. E vlerësoj punën që e bëni ju me bashkëpuntorët e tuaj. Jeni shumë profesional. Duhet të vazhdoni me këtë rritëm apo shpejtësi…

Kosovaboxing.org : Dhe për fund ?
Eroll Popova : Kam dëshirë që Kosova të mos ketë pengesa për pranime në botën e sportit. Dëshira ime që sportistët tanë të mos kenë më pengesa.

Eroll Popova : Kam pranuar dhuratë nga kampioni aktual botëror në kategorinë super të mesme në versionin WBO, Robert Stieglitz, një palë doreza me nënshkrrim të tij, një trenerk të tij nga SES Boxing, dhe një pije alkolike. Këto dhurata dua t`i jap ty me shumë dëshirë, sepse redaksia Kosova Boxing e merriton.

Artan Vërbica : Faleminderit shumë për rrespektin dhe vlerësimin. Kjo është një përkujdesje e madhe për mua dhe redaksinë tonë. Ju dëshiroj edhe më tej suksese në karrierë dhe bashkëpunimi ynë do të vazhdojë.

Intervista u zhvillua para disa javëve në hotelin Grand në Prishtinë nga Artan Vërbica, mirëpo për shkak të agjendës së ngjeshur e kemi prit këtë ditë, t`a publikojmë.

1 thought on “Exclusive : Intervistë me fotoreporterin tonë të njohur të boksit, Eroll Popova

  1. Pershendetje redaksise Kosova Boxing. Faliminderit qe keni gjet kohen te keni ne interviste per Erollin se ky njeri e meriton kete po dhe meriton repsektin me te madh qe ka ndonje gazetar e njoh personalisht e kam shok po dhe bashkvendas mos te teproj me levdata se ka edhe shum levdata tjera patriotike q e ka bere per vendin tone qe nuk i din secili ndoshta se Erolli eshte njeri qe nuk flet per veten shume

    Jam krenar per Erollin qe eshte shok i im

    me respekt nga
    Fatmiri Helisnki

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.