Ermin Avdiq boksieri më i mirë “Pavarësia 2013”
3 min readPallati i Rinisë dhe Sporteve, Prishtinë, 16 Shkurt 2013 – Boksieri nga Bosne e Hercegovina, Ermin Avdiq është ngadhënjyesi i turneut tradicional “Pavarësia” 2013. Avdiq këtë epitet e fitoi me plotë meritë duke mposhtur në një duel të fortë boksierin nga Shqipëria Denis Nurja. Qysh në raundin e parë të dy boksierët shkëmbyen disa goditje të fuqishme. Në raundin e dytë poashtu u zhvillua një raund interesant duke qenë të gjithë kurreshtar sa i përket fituesi, por në raundin e dytë ishte boshnjaku Avdiq i cili në momente vendimtare dha goditje më të sakta duke fituar me plotë meritë.
Në këtë ngjarje të organizuar nga Federata e Boksit të Kosovës morrën pjesë gjithësejt katër shtete (Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Bosne e Hercegovina) dhe nikoqiri Kosova.
Turneu filloi me duelin në konkurrencën e femrave ndërmjet Fatlume Ahmetit dhe Aida Hallaq. Boksierja jonë doli më e mirë ku fitoi me vendim unanim.
Naser Shala nga klubi i boksit Prizreni demonstroi meç të bukur kundër boksierit Mehdi Xheladini, ku në raundin e tretë arriti t`a hedh në dysheme me një të djathtë të saktë. Kjo përfundoi dilemën e fituesit. Në fund Shala u shpall fitues me plotë meritë.
Boksieri nga klubi i boksit Fushë Kosova, Alban Qiriqi boksoi kundër boksierit nga Bosna e Hercegovina, Ahmed Xhananoviq. Në një duel ku të dytë nga mospërvoja ishin mjaft të shtrënguar, por në fund Qiriqi doli fitues.
Boksieri që la mbresa më së shumti në këtë turne është boksieri nga Shqipëria, Angjello Markhasanaj. Ai ishte më i mirë se Leshko Leskoranski duke e gjunjëzuar dhe duke e hedhur në gjunjë në raundin e tretë.
Burim Hasani ishte më i mirë se boksieri nga Maqedonia, Martin Aleksev. Hasani nuk tregoi atë gjjithë potencialin e tij, por ishte e bollshme të dal më i mirë se Aleksaev.
Arian Gashi poashtu triumfoj ndaj boksierit nga Mali i Zi, Dragan Vujciq. Gashi dominoi luftën në tre raundet.
Goditjet e forta të Aleksandër Ramës nuk arriti ti përballoj Sinan Xhelajdini nga Maqedonia ku qysh në raund të parë e la në dysheme.
Lufta e pabarabartë ishte ajo ndërmjet Emiliano Xhediko nga Shqipëria dhe Alen Beganoviqit. I riu Xhediko ishte nën 91 kg, ndërsa Beganoviq mbi 91kg. Kjo e detyroi që traineri shqiptar të dorëzoj meçin.
1. | 52kg. | Fatlume Ahmeti
Kosovë |
2 : 0 |
Halac Aida Bosna e Hercegovina | Latif Demolli |
2. | 60kg. | Naser Shala – Kosovë |
2 : 0 |
Mendo Gjeladini Maqedoni | Rrustem Konjuhi |
3 | 64kg. | Alban Qiriqi
Kosovë |
2 : 0 |
Djananovic Ahmed
Bosne e Hercegovina |
Agim Shala |
4. | 64kg. | Anxhelo Merkohasanaj
Shqiperi |
2 : 0 |
Sasho Leskaroski
Maqedoni |
Fatmir Hoxha |
5. | 64kg. | Burim Hasani Kosovë |
2 : 0 |
Martin Aleksov
Maqedoni |
Rasim Rrustemi |
6. | 69kg. | Arian Gashi
Kosovë |
2 : 0 |
Vujicic Dragan
Mali i Zi |
Agim Tahiraj |
7. | 69kg. | Denis Nurja
Shqiperi |
0 : 2 |
Avdic Ermin
Bosne e Hercegovina |
Aliriza Rexhepi |
8. | 75kg. | Besart Xhafa -Kosovë |
2 : 0 |
Mujkanovic Elmaz
Bosne e Hercegovina |
Latif Demolli |
9. | 81kg. | Aleksander Ramo
Shqipëri |
RSCO 1 |
Sinan Gjeladini
Maqedoni |
Rrustem Konjuhi |
10. | 91kg. | Emiljan Xhediko
Shqiperi |
RSCO 1 |
Beganovic Alen
Mali i Zi |
Agim Shala |
Juria: Xhevdet Peci, Zdravko Matoviq (Mali i Zi), Ramadan Saliu (Maqedoni), Zuko Nusret (Bosne e Hercegovina), Fatjon Sorra (Shqipëri).
Përzgjedhën:
Boksieri më i mirë: Ermin Avdiq
Tekniku më i mirë: Burim Hasani
Çifti më luftarak: Angjelo Markohasanaj dhe Sasho Leskaroski
Moderator: Artan Muhaxhiri
E përgatiti dhe fotografoi:
Shpend Ahmeti
heheheheheh e fort paska kon turneo kujan more bokserat e kosoves mir mir po vjne bokseri prej bosnes me mar kupen bravo koft urime
Urime per fituesit ka qene nje turne i mire me meqe shume te mira dhe boks te paster,nuk kishte me qene gabim sikur edhe Naser Shala te zgjidhej me i miri se shkelqeu me kundershtarin.Ne fund me erdhi mire nje gjest shume i mire qe ka munguar deri tani kur kryetariRamadan Selimi ftoi dy boksieret me te mire te historis se boksit Kosovar Azizin dhe Memetin dhe ishalla jane te bashkuar gjithmone.
me thon te drejten nurja ishte mo mir se boksieri nga bosnja po si duket i kto kupat i paska pronotu pa u ba ndeshjet.bravo kosova se kshtu do ecni perpara