RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Elvir Muriqi në udhëkryq, po bokson apo nuk po bokson me 2 Prill ?

3 min read

Club 1849, Bleecker Street, New York, 31 Mars 2011 – Ekipi i boksit “Havoc Boxing Promotion” ka mbajtur për herën e fundit konferencën për media, në lidhje për meçin e të shtundes në Aviator Sports Complex në Brooklin të New York-ut, ku boksieri ynë Elvir Muriqi do të ketë meçin kryesor të kësaj mbrëmje. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari Robert Diaz për redaksinë tonë. “Do të jetë një mbrëmje e madhe për boksin, ku do të boksojnë Elvir Muriqi, Mark Davis dhe Leon Moore. Kemi bërë të gjitha së bashku me “matchmaker” Felipe Gomes, ku jam i mburrur me punën që ka bërë ai” theksoi Diaz për gazetarët e pranishëm. Më pastaj mikrofoni iu dha boksierit tonë Elvir Muriqit, i cili nuk e njef kundërshtarin që do të përballet me 2 Prill. “Edhe herën e kaluar patën problem me ma gjet një kundërshtar. Tash janë në një gjendje të njejtë, por shpresoj se do ta gjejnë sërish një për këto dy ditë sa kanë mbetur. Unë i kam hedhur poshtë të gjithë ata që më janë ofruar. Disa tjerë që kanë qenë serioz e kanë ndryshuar mendjen” theksoi Muriqi në konferencë.

Me të arritur këtë informacion nga Robert Diaz, redaksia jonë Kosovaboxing.org kontaktoi Muriqin, i cili nga biseda që zhvilluam ishte paksa i shqetësuar. “Isha në konferencë, ku nuk kishte asgjë konkrete. Më thanë që do ta bëjnë të pamundërën për ta gjetur një sfidues çfare më përshtatet. Në Amerikë është më ndryshe ku komisioni duhet të jap fjalën e fundit. Problemi qëndron se të gjithë ata që duan të boksojnë me mua, kërkojnë shumë të madhe parash. Ishim shumë afër me Epifanio Mendoza 30-11-1 (26 KO) ku pranoi të takohet me mua, por mbrëmë u tërhjek. Të shofim si do të jetë. Kam punuar shumë për këtë meç dhe kam dëshirë të boksoj” theksoi Muriqi për Kosovaboxing.org.

“Nëse nuk bëhet, unë prapë do të përgaditem për sfidat e radhës. Don King dhe Lou Di Bella janë duke punuar që unë të boksoj me 25 Qershor kundër Allen Green, kjo do të ishte perfekte, sepse në rast të fitores do të sfidoj ndonjë titull të kampionit botëror” tha në fund Muriqi.

Këto do të janë meçet e 2 Prillit :

10 Rounds—Light Heavyweights
Elvir Murqi (38-5, 23 KO’s) vs. TBA

6 Rounds—Jr. Lightweights 
Mark Davis (14-0, 4 KO’s) vs. Ramasis Gil (6-1-4, 5 KO’s)

6 Rounds—Spr Bantamweights
Leon Moore (27-2, 22 KO’s) vs. Felipe Almanza (18-22-4, 9 KO’s)

6 Rounds—Light Heavyweights
Joel Castillo (7-0, 4 KO’s) vs. Billy Cunningham (5-9, 4 KO’s)

6 Rounds—Welterweights 
Tommy Rainone (13-4, 4 Ko’s) vs. Arthur Medina (14-22, 5 KO’s)

6 Rounds—Bantamweights
Jonathan Arias (11-6, 9 KO’s) vs. Angel Cruz (4-1, 4 KO’s)

6 Rounds—Middleweights 
Donyil Livingston (2-0, 2 KO’s) vs. Greg Hackett (2-6)

4 Rounds—Jr. Middleweights 
Frank Galarza (2-0, 1KO) vs. Noel Garcia (2-7-1, 1 KO)

4 Rounds—Heavyweights
Ramadan Yasser (3-0, 3 KO’s) vs. Mario Flores (1-0, 1 KO)

Artan Vërbica
1 Prill 2011

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.