RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Dy ngjarje në boksin shqiptar zhvillohen këtë fundjavë

2 min read

Dy ngjarje e karakterizojnë vikendin tonë sportive të boksit këtë fundjavë. Njëra është në Prishtinë, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, ku Federata e boksit e Kosovës organizon për herë të dytë turneun tradicional “Pavarsia 2010” dhe tjetra është se boksieri ynë perspektiv Arnold Gjergjaj zhvillon duelin e katërt profesional në Bazel të Zvicrës.

Edhe katër ditë Kosova shënon ditëlindjen e dytë të pavarsisë, ndërsa Federata e boksit të Kosovës nuk ka ndejtur duar kryq, por edhe këtë vit e madhështon përvjetorin e Republikës së Kosovës me këtë aktivitet, me boks amator cilësor. Në këtë vit marrin pjesë këto  shtete : Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Sanxhaku dhe nikoqiri Kosova. Duelet do të transmetohen drejtpërdrejt nga ora 15:00 në televizionin publik RTK. Më shumë reth këtij turneu keni pasur rast të lexon ditë më parë ku ju kemi ofruar agjendën e këtij evinimenti.

https://kosovaboxing.org/site/boks-amator-me-13-shkurt-turneu-tradicional-pavarsia-2010

Pas një blloku të pasur në kryeqytetin kosovar në mesditë, vëmendja do të përqedndrohet në mbrëmje në Bazel  të Zvicrës ku boksieri ynë talentuar nga Gjokova, Arnold Gjergjaj do të zhvillon duelin e katërt të tij profesional. Kampioni i Zvicrës në boksin amator, do të përballet me sfiduesin  nga Polonia, Norbert Sallai.  Deri më tani Gjergja ka zhvilluar tre meçe profesionale ku të tre i ka shënuar me ndërprerje.Ai konsiderohet përspektiv e boksit shqiptar.

Rreth këtyre ngjarjeve  që do të ndodhin sot, do t`ju sjellim raportet në fund të ditës.

Artan Vërbica
13 Shkurt 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.