RTK

RTKLive
28 Mars, 2024

Debuton Qendrim Krasniqi

2 min read

qendrim-krasniqi-dhe-agron-kurtishiVëllai i vogël i boksierit tonë Haxhi Krasniqi, Qëndrimi ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdoj në boksin profesionist. Qëndrimi 18-vjeçar do të ketë meçin e tij debutues këtë fundjavë me 19 nëntor në Mynih të Gjermanisë. Ai përball do të ketë poashtu një boksier të moshës së tij 18-vjeçare, por që ka më shumë eksperiencë në boksin profesionist, gjithsejt 7 meçe me bilanc prej 3 fitoresh (3 KO) dhe 4 humbje. Bëhet fjalë për serbin Anando Agoviç.

Kosova Boxing ka përcjellur Qëndrimin që nga fillimi i karrierës së tij. Ai ka zhvilluar disa meçe në Kosovë, ku mund të theksojmë që ka një talent të jashtëzakonshem. Para një viti iu bashkua familjës në Mynih, babait dhe vëllezërve ku me përkushtimin më të madh pret debutimin këtë fundjavë.

Me te është duke punuar trajneri dhe menaxheri i njohur Agron Kurtishi nga klubi “Fight-Power Academy”. Ai poashtu është organizator i mbrëmjes “Ring of Fire – 6” këtë javë. Ai ndjehet i kënaqur me ardhjen e Qëndrim Krasniqit në klubin e tij.

“Qëndrimi ka një kohë të gjatë që stërvitë tek unë. Ai është i edukuar dhe zbaton me përkushtim të gjitha stërvitjet tekniko-taktike që unë ia parashtroj. Ai jo pse është vëllai i boksierit tonë të madh Haxhi Krasniqi, por ai ka vendosëshmëri dhe pres nga ai të jetë i sukseshëm” theksoi Kurtishi për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
15 nëntor 2016 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.