RTK

RTKLive
23 Prill, 2024

Dardan Avdylaj fiton titullin WKU-Europe

1 min read

dardan-avdylaj-1Vienë, Austri, 9 tetor 2016 – Dardan Avdylaj ka arritur të fitoj titullin WKU-Europe në kategorinë deri 86 kg. Ai mposhti kundërshtarin nga Bosnje e Hercegovina, Anes Valentiç me nakaut në raund të dytë.

Avdylaj dominoi meçin që nga fillimi. Ai arriti plot tre herë ta hedh në dysheme boshnjakun deri sa gjyqëtari ndali meçin e pabarabartë. Funksionoi gjithçka tek Avdylaj, goditjet me grushte dhe goditjet me këmbë dhe gjunjë. Ndërsa goditja finale erdhi nga Avdylaj i cili me një kroshe të majtë gjeti nofullën e Valentiç duke e nakautuar.

Ky është titulli i katërt i fituar nga Dardan Avdylaj. Ai më parë ka fituar ka fituar tre tituj të rëndësishëm (Kampion i Gjermanisë dhe Austrisë në versionin WAKO në kategorinë 81 kg në vitin 2013 dhe Kampion Internacional i Austrisë në versionin ISKA në 86 kg. 

Ngjarja “Heros Fight Night 4 ” ka qenë e organizuar nga promoteri shqiptar, Mërgim Veseli.

www.kosovaboxing.org
11 tetor 2016 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.