Arlind Sulejmani bokson këtë fundjavë kundër hungarezit Peter Orlik
1 min readBoksieri ynë i talentuar Arlind Sulejmani do të boksojë këtë fundjavë në Vienë të Austrisë. Ai përballë do të ketë hungarezin Peter Orlik i cili ka 21 fitore (3 KO) dhe 18 humbje. Dueli do të jetë në tetë raunde, i rëndësishëm për ngritjen në plasman të boksierëve në kategorinë super velter.
19-vjeçari Sulejmani deri më tani ka zhvilluar 7 meçe në boksin profesionist. Sulejmani fitoren e fundit e arriti me 12 mars kundër Zsigmont Vass me nakaut në raund të parë, ndërsa vitin e kaluar fitoi titullin WBC Youth.
Sulejmani renditet i 192-ti në boxrec.com në Botë.
www.kosovaboxing.org
12 tetor 2016