RTK

RTKLive
18 Prill, 2024

Danny Garcia penzionon Malignaggin

1 min read

Garcia vs. MalignaniBraclays Center, Brooklyon, New York, SHBA, 1 gusht 2015 – Ish- kampioni botëror në kategorinë super të lehtë, Danny Garcia ka mposhtur Paul Malignaggin pas nëntë raundeve këtë fundjavë në Barclays Center në Brooklyn të New York-ut. Garcia po shfaqet i rrëzikshëm edhe në kategorinë velter ku tani po konkurronë për brezat e kampionit botëror edhe në këtë kategori.

Garcia 31-0 (18 KO) shfaqi luftë të bukur duke fituar me meritë ndaj Malignaggit që ishte jashtë formës së tij. Malignaggi pësoi humbjen e shtatë në karrierë karshi 33 fitoreve (7 KO).  

Pas këtij meçi Malignaggi paraqiti penzionimin e tij, pas 15 viteve karrierë në boksin profesionist. Garcia që ka qenë njëri ndër nominuesit për meçin e shtatorit me Mayweather, po vazhdon rrugëtimin e tij drejt shkëlqimit. Garcia në të kaluarën ka mposhtur edhe shumë emra të mëdhenjë si Zab Judah, Eric Morales, Amir Khan, Mike Arnautis, etj.

Kosovaboxing.org
2 gusht 2015 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.