RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Cotto kundër Geale këtë fundjavë

2 min read

Cotto vs. GealePortorikani Miguel Cotto këtë fundjavë do të mbroj titullin e kampionit të botës në kategorinë e mesme të versionit WBC  kundër australianit Daniel Geale. Dueli do të zhvillohet këtë të shtunë me 6 qershor në Barclays Center në New York.

Ky meç do të jetë mjaft interesant pasi dy boksierët synojnë ambiciet e tyre. Cotto dëshiron që të mbroj titullin e kampionit të botës dhe akoma të mbetet boksieri numër një në këtë kategori, ndërsa Geale pas humbjes së pësuar nga Gennady Golovkin vitin e kaluar dhe me fitoren e fundit ndaj Jarrod Flatcher, dëshiron të dëshmoj se humbja ndaj kazakut Golovkin ishte e rastësishme dhe e momentit të dobët.

Të gjithë dëshirojnë të shohin se si Cotto do të duket karshi Geale i cili është shumë më i gjatë se portorikani, por ai ka dëshmuar edhe ndaj argjentinasit Sergio Martinez në duelin e fundit se dinë të boksoj edhe ndaj të gjatëve duke e mposhtur me ndërprerje në raund të dhjetë.

Cotto deri më tani ka boksuar me boksierët më të mirë të kohës si Floyd Mayweather, Manny Pacquiao, Sergio Martinez, Antonio Margarito, Joshua Clotey, dhe kjo përvojë e bënë atë favorit ndaj australianit Geala. Ndërsa nuk duhet nënçmuar as Geale i cili ka boksuar ndaj Gennady Golovkin, Felix Sturm, Anthony Mundine, etj.

Cotto gjatë karrierës së tij ka shënuar 39 fitore (32 KO) karshi katër humbjeve. Ndërsa Geala ka rekord prej 31 fitore (16 KO) dhe tre humbje.

Kosovaboxing.org
4 qershor 2015 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.