Canolli debuton në boksin profesionist me fitore
1 min readDino Sports Centre, Pejë, 2 Prill 2011 – Ilir Canolli 1-0, ka debutuar në boksin profesionist me fitore. Canolli në meçin e tij të parë debutues për kundërshtar kishte boksierin me shumë eksperiencë nga Kroatcia, Josip Jalusic 10-22-1 (7 KO). Ky duel u përfundua me fitore nga Canolli të cilën gjyqëtari Fahri Krasniqi e kishte vlerësuar me 40-38 në të mirë të boksierit tonë. Jalusic është i njohur për opinionin tonë pasi më parë ka boksuar dy herë me Nuri Seferin dhe Shpetim Shalën. Canolli është parashikuar të debuton muaj më parë në Londër, por kundërshtari i tij nuk ishte paraqitur atë ditë. Karierën e tij në boksin profesionist Canolli do ta vazhdon në Angli, ku pret atje të arrit suksese. Ai ka një karrierë të bujshme në kick-boxin amator, ku ka dal dy herë kampion bote në diciplinat Thai-box dhe kick-box.
Kosovaboxing.org
3 Prill 2011
Urime fitoren e pare e dhasht zoti qe te vazhdosh me suksese, ku dhe presim nga iliri i cili eshte punetor i madh e besoj se me pune do i mbrri te gjitha.
Te falemderoi shum Trener i nderun per urimin ,dhe ju premtoi qe sdo te ju zhgenjej asnje her