RTK

RTKLive
19 Mars, 2024

Burim Sylejmani – Yjet dhe titujt e botës do ti sjellë Kosovës

4 min read

Ekskluzive: Intervistë me promoterin Burim Sylejmanin

Burim Sylejmani është emri më përmendur në kohën e fundit në boksin shqiptarë. Nuk bëhet fjalë për ndonjë bokiser siç është zakoni, por bëhet fjalë për një promoter të vërtetë që i ka hyrë biznesit dhe industrisë së boksit për gjëra të mëdha, e që adhuruesit dhe shikuesit presin me padurim mbrëmjen e tij, që do të mbahet me 29 korrik në Ferizaj. Sylejmani krahas yjeve shqiptarë si kampionja e botës në WBC në kategorinë atom, Fabiana Bytyqi, pastaj yjeve në ardhje si Elvis Hetemi, Benjamin Gavazi që pritet të prekin majën e boksit botëror, ai do të sjell edhe boksierin e famshëm gjerman, Tom Schwarz në Kosovë. Me të gjithë këta yje botërore Sylejmani ka arritur marrëveshje të gjata që pritet një suksesë i përbashkët. Këta yje, këta boksier, tregojnë seriozitetin dhe synimin e këtij promoteri, që në të kaluarën se ka bërë asnjëri. Por, dashuria, përkushtimi, janë ato pjesë që Sylejmani do ta bëjë historinë boksit shqiptarë, e me 29 korrik, adhuruesit e boksit kanë çka të shohin.

Kosova Boxing ka kohë që e ndjek punën e z.Sylejmanit, plot pesë vite dhe puna e tij ka pasur ngritje dhe përkushtim deri te synimi i tij i i cili sot me disa lëvizje i ka treguar Gjermanisë, vendit ku vepron se do të jetë nder promotorët më të mirë të këtij vendi, e hapat e parë tani më janë bërë. Sylejmani tani më ka caktuar dy datat e tij të eventeve, 29 korrikun në Ferizaj dhe 26 nëntorin në Magdeburg.

Kosova Boxing: Si e filluat punën e menaxherit në boks.

Burim Sylejmani: Unë gjithmonë kam qenë një pasionant i madh i sportit. Kam qenë ish-futbollist, i talentuar, por që fati nuk ka dashur që unë të dëshmohem si futbollist. Ishin rrethanat e vështira. Pastaj njoha boksierin Elvis Hetemi ku të them të drejtën u dashurova në boksin.

Kosova Boxing: Si vazhduan më pastaj rrethanat?

Burim Sylejmani: Fillova interesimin. Nuk ishte e lehtë sepse edhe pse dija për boksin dhe boksierët e mëdhenjë, unë nuk e kisha iden e involvimit dhe menaxhimit. Mirëpo, kur dëshira ekziston, atëhere gjithçka është e mundshme dhe sot jam me boksin këtu ku jam dhe duhet punë, por besoj do ta jap më të mirën.

Kosova Boxing: Arritjet e tuaja u dëgjuan shpejtë. Më pas ju morët në menaxhim edhe boksierin e mirënjohur, Tom Schwarz.

Burim Sylejmani: Po, e vërtetë. Sikur se me Hetemin dhe me Schwarzin bashkpunuam ngushtë ku së bashku me një punë dy vjeçare arritëm te kulmi i boksit botëror, duke sfiduar boksierin më të mirë të kohës, kampion e botës Tyson Fury në Las Vegas, por që dihet superioriteti i Fyryt ishte gjithçka, por Schwarz tregoi zemër, dyluftoi aq sa mundi. Edhe pse pësoi, paraqitja e tij më bëri krenar dhe akoma më shumë më frymëzoi të vazhdoj.

Kosova Boxing: T’ju themë të drejtën agjencioni Kosova Boxing me të dëgjuar per suksesin e arritur vazhdimisht ju ka vëzhguar. Ne jemi faleminderues edhe foto-reporterit tonë të njohur Eroll Popova i cili gjithmonë ka sjellur suksesin tuaj me foto nga ngjarja në ngjarje e ajo e Las Vegasit ishte diçka e veçante me 2018 ku Tom Schwarz sfidoi Furyn për titull bote, ku ju me të vërtet treguat se koha dhe investimi i juaj po vjen në një kohë të përafert.

Burim Sylejmani: E thashë edhe më parë, Hetemi dhe Schwarz ishin shtytje dhe motivimi im. Një mbështetje të madhe kisha dhe e kam nga miku im Eroll Popova. Me Erollin jemi miq më se dy dekada dhe poashtu ai më ka njoftuar shumë me boksin. Pa miq si Erolli dhe të tjerë nuk do ta kisha ndjekur rrugën që sot jam shumë i koncetruar të bëjë gjëra të mëdha.

Kosova Boxing: Puna juaj këtë vit u zgjerua apo u rritë, tani më si promoter. Sa ju sfidon kjo?

Burim Sylejmani: E di që do të jetë sfiduese. Kjo edhe më motivon. Mirëpo si një biznismen me sfida të ndryshme, kjo nuk më frikëson vetëm se më motivon edhe më tutje, prandaj kam marrë vendimin për promovimin e boksit. Sikur se jam i suksesshëm në biznes edhe më boksin do të jam poashtu.

Kosova Boxing: Ju keni rritur numrin e boosierëve. Në petkun tuaj tani keni edhe kampionën e botës, Fabiana Bytyqi dhe boksierin perspektiv, Benjamin Gavazin.

Burim Sylejmani: E vërtetë. Për Fabianën skam cka te flas, ajo është dëshmuar. Ndërsa që besoj edhe ne Gavazin shumë.

Kosova Boxing: Pse e zgjedhet Kosovën?

Burim Sylejmani: Janë dy gjëra, e para vendlindja ime ka nevoj për mbështetjen time dhe unë dua që nga këtu të filloj. E dyta, unë yjet e botës dua që ti sjell në Kosovë, per të afirmuar vendin tim të lindjes.

Kosova Boxing: Ju faleminderit që ndat kohë për ne. Ju dëshiroj suksese me 29 korrik.

Burim Sylejmani: Ju faleminderit edhe nga ju, që nga fillimi që keni përcjellur dhe afirmuar punën time. Ishte kënaqësi.

Me 24 maj Sylejmani dhe gjithë boksierët e tij do të zhvillojnë një konferencë për gazetar. E gjithë kjo do të realizohet në televizionin RTK nga ora 12:00. Gjithçka është gati. Ata sot kanë arritur në aeroportin e Prishtinës.

Prishtinë, 22 maj 2022 – www.kosovaboxing.org 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.