RTK

RTKLive
16 Maj, 2024

Bullgari Pantevev fitues i turnet “Adem Jashari 2012”

2 min read

Prizren, 16 Nëntor 2012 – Boksieri bullgar Radosllav Pantevev është fitues i turneut tradicional ndërkombëtar ‘Adem Jashari’, më i madhi në Kosovë. Boksieri i kategorisë 81 kilogramë, të shtunën mbrëma në meçin final të zhvilluar në Prizren e mposhti boksierin nga Shqipëria, Kristian Dema. Në edicionin e 14-të kushtuar komandantit legjendar Adem Jashari morën pjesë boksierë nga 11 shtete, derisa finalja e këtij turneu u përcoll edhe nga presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Boksit (AIBA), tajvanezi Ching-Kuo WU.

Boksieri bullgar është ndarë i kënaqur që triumfoi në turneun e 14-të me radhë. Ai e ka vlerësuar lartë organizimin.

“Nuk e kam pritur fitoren, por jam i kënaqur që në këtë konkurrencë të fortë që kisha, të dal fitues. Puna ime dhe angazhimi maksimal ka bërë që unë të shpallem më i miri i turneut. Shpresoj që të vazhdoj me trofe të fituar edhe në turnetë tjerë. Ky është vetëm fillimi për mua dhe nuk do të ndalem. Ky trofe më motivon shumë për të vazhduar me punë të madhe”, ka thënë Pantevev.

Në mbrëmjen e së shtunës u ndanë edhe disa çmime të tjera: boksieri më ‘fair-play’ u shpall boksieri nga Shqipëria, Rexhildo Zeneli, çifti më luftarak ishte ai ndërmjet boksierit nga Kroacia, Josip Krsnik dhe Marko Bozhoviqit të Malit të Zi, derisa tekniku më i mirë u shpall boksieri nga Kosova, Liridon Zeqiri. Ky i fundit ishte fitues i edicionit të 13-të të turneut ‘Adem Jashari’.

Kosovaboxing.org
16 Nëntor 2012

7 thoughts on “Bullgari Pantevev fitues i turnet “Adem Jashari 2012”

  1. ju te federates se boksit kosovar jeni per turp si ksaj here kurr ska qen me i dobet turneu adem jashari.

  2. Pershendetje te gjidhve pajtohem me ty Gani, po nuk e di a e ke kuptu punen e ktyne eshte per turp, ktyne as qe ju intereson roli i bokserave, kto as qe duen tja din per vleren e sportistave, nuk i kan vlersu ato boksera qe kane mare pjese vitet tjera e doemos skan per t`pas sukses. Une sjam kunder as nje bokeri kam respekt po cdo boksier, por dikush duet t`vlersoet si pas punes qe e ben ejo sipas vendit prej ku vjen.

    3 apo 4 vite me radh Fatlum Zhuta eshte pjesemarres ne ket turne per nder te KOMANDANTIT LEGJENDAR ADEM JASHARIT, gjithmon ka tregu luft te fort e te bukur per shikuesit, 3 apo 4 her del ne finale i fiton finalet e´dhe si bokser i klasit te lart as nier nuk esht vlersu nga kjo federat me ndonje epitet, nga disa individa qe jan ne kryesi prandaj jau them se ngadal ngadal sdo tvjen as nje bokser qe mund te zbukuroj turneun.

    Edhe tjesh i sigurt se ksaj radhe ka qen i pranishem vet numri 1 i AIBA, se ka pas munci edhe ma dopt me qen

    ju falemderit.

  3. ti be struga ket boksieri qe gjithmon po e permend Fatlum Zhuta , kom respekt per aton amo nmos i nenqmo turnet qe gjithnje po mbahen e aty ku nuk eshte zhutA nuk eshte turneu i mir smunesh me thon ashtu, zhuta ka mor pjes edhe turne tjera ne ta tregon boksin e vet publika e she nuk dmth pse nuk mer ndonje epitet mos me qen 1 boxer i mir ,.. flm per mirkuptim

  4. ti bre K1 ma spari deshta met pyt kush ika nenqmu boksert e tjer dhe e dyta smirke vesh nga boksi fare per me vlersu ni bokser aki respekt ti apo ske resperk kjo ka fare pak rendesi,un e permend se met vertet esht boksier me kapacitet te lart dhe ne xhdo turnier paraqitja e tij esht edhe ma e mir upa tash ne turnirin e fundit ne adem jashari ska nevoj me fol un fol puna vet po ti shkruj me germa tmdhaja JOSIP KRSNIK vs ZHUTA me 2011 e fiton me nderprerje rundea 2 MARKO BOZHOVIQ vs ZHUTA 2011 PO NE ADEM JASHARI 5 ME 0 PO TE NJEJTIN 2012 GONGU I ART SHKUP me nderprerje runda 2 kurse turnirin e fundit qe ka qen ma i dopti prej kur ky turnir mbahet marko bozhovic dhe josip krsnik ju jepet epiteti bokseret me luftarak kurse f zhuta qe i fiton edhe ika fitu edhe ne kosov nuk meritoka epitet nga kryesia e federates. qe dot thot kto qe i permenda me lart qenkan me te vlefshem se ky i fundit. ndergjo mir ti zotri nuk ka rendesi a e vleson federata e kosoves apo ju personalisht un e kam shkrujt dhe mendoj ashtu sportistat duet te vlersoen simbas punes qe tregojn e jo se kush jan apo prej nga vin.besoj se e kupton tash nuk folet pun inati po pun realiteti dhe ne fund desha teta then ne nje turnir qe ska boksera te klasit te lart ske turnir te mir po sikur edhe me me tupana me ja nis esht e kot falemderit per mir kuptimin besoj se e kupotove mendimin tim…

  5. po mjaf mir , pre ty ne te gjitha shtete shqiptare si ne Kosov Shqiperi dhe ne Maqedoni apo ku ta di untjeter , qenka me i miri zhuta apo, mos ja fut koot more se ti e don e kejt realiteti osht ndryshe o zoteri Struga . ne kosov e turinet i bojn me tupana me muzika me krejt senet se i ka hijje te gjith boksieret kan deshir te marin pjes neper turnet qe mbahen ne Kosov se eshte me interesante dhe percjellet me shum se ne maqedoni apodikun tjeter , ka pulbik me shum se kudo me vjen keq qe zhuta nuk po mer pjes ne ket turnire qe mundet me arrit dhe ne karrier ,, mos me thuani qe nuk merkenk vesh ne boks ,se mjaft mir i di keto punn. tung

  6. Po un mendoj se niher per nier esht ma i mir,un kot sja fus po ja futni ju zotri kot sesht se e dua apo dicka tjeter po kshtu esht realiteti ne qofse i ndiqni manifestimet shikoni dhe organizimet e viteveqe ikemi len pas dhe det ta kuptoni,gjithmon ne kategorin 75 kg ka qen me e forta dhe gjithmon mali i zi ka pru boksier te fort si at para kti bojan pesiqin se skishte tjeter pervec se f zhuta ja uli koken dhe at me K,O klasik i cili u nderu nga federata me epitet i ma tmirit,e tash ki tjetri bozhovic gjithashtu smundi as tre runda ti cendron zhutes ne ring perseri nga federata u nderu me epitet kurse zhuta se paska meritu te pakten as nje epitet si pas mendimit tuaj,ktu e tregoni ju personalisht urrejtjen dhe xhelozin, sa per publikun skam cka te them esht i persosur, respekt, dhe zhuta esht prit mjaft mir nga publiku kosovar, ama me keqardhje e them se simbas fjalve qe i folni ju ju si takoni ati publiku,zhuta pse ska mar pjes ksaj radhe ate un se di po veq e di qe esht puntoj mjaft i madh dhe ka epitet shum ma te lart se kto qe ti permenda, un mendoj se esht turp qe nje shqiptar kush do qe tjet qe te pakten e meriton te vlersoet dhe nuk vlesoet por ndodh qe viktimat e tij tvlersoen para tij mendoj se esht turp zotri falemderit mendoj se jemi kuptu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.