RTK

RTKLive
2 Maj, 2024

Boksi i femrave, sporti që bëri bujë në Londër

4 min read

Boksi i femrave bëri bujë në Lojrat Olimpike të para të tij. Mund të bëjë bujë edhe më të madhe në Lojrat Olimpike në Rio De Janiero, pas katër vitesh.  Turneu debutues është pranuar pozitivisht nga tifozët, boksierët dhe madje edhe nga zyrtarët olimpikë që kanë pëlqyer që në çdo përballje arenat kanë qenë të stërmbushura. Luftërat ishin të barabarta dhe dolën yje në arenën ndërkombëtare si Katie Tylor e Irlandës, tinejxherja amerikane 17-vjeçare Claressa Shields dhe britanikja Nicola Adams.

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Jacques Rogge, ka thënë se është i stërlumtur që garat në boksin femëror kanë dalë të sukseshme. Presidenti i Federatës Botërore të boksit Amator, Wu Ching-Kuo, është përkushtuar që të dyfishojë numrin e boksiereve për Lojrat Olimpike të ardhshme në Rio De Janiero në vitin 2016. Dhe Taylor mezi po pret të shohë se çfare do të ndodhë gjatë atyre katër vitesh, pas katër ditëve histori në ringun në Londër. “Shpresoj të ketë shumë vajza të reja duke shikuar në televizor këto gjëra dhe të kuptojnë se kjo është ajo që mund të arrijë. Kjo është fenomenale për boksin e femrave” ka thënë Taylor, boksierja irlandeze pasi fitoi medaljen e artë në kategorinë e lehtë.

Çdo seancë në “ExCel Arena” u përcoll me emocione ku secila nga tri luftërat e Taylorit u kthye në festë të krenarisë irlandeze. Mijëra tifozë valonin flamuj dhe të eshur me të gjelbër festonin çdo goditje të dhënë nga Taylor, që është bërë vetëm medalistja e nëntë e artë olimpike në histori të Irlandës.

Tri boksierët britanike po ashtu ngritën në këmbë tifozerinë, ndërsa tifozët kuptuan se Shields dhe rusja Sofia Oghigava janë sportiste të mëdha. Shields 17-vjeçare me një goditje të fuqishme me të djathtën ka bërë shumë adhurues dhe është bërë fytyra e së ardhmes në sportin e boksit të femrave. Ajo shënoi tre fitore dominuese, në rrugën e saj drejt të artës.

“Unë kam qenë në tre Lojra Olimpike, gjashtë botërore, tre Lojëra të Commonwealth-it dhe kjo ishte atmosfera më e zhurshme që kam përjetuar në një arenë të boksit. Atmosfera ishte fenomenale” ka thënë ish-trajneri i skuadrës britanike të boksit, Terry Edwards.

Risia e sportit nuk ishte e vetmja arsye që bëri bujë. Boksi i femrave mund të jetë sport fascionues, ku ka teknkikë më të pastër dhe energji më të madhe sesa boksi amator i meshkujve, ndërsa 36 boksieret kanë dhuruar spektakël në Londër gjatë katër ditëve.

“Të gjithë kanë pasur rastin të shohin atë që kemi parë për dhjetë vjet. Nuk mund të kesh garë më të mirë se kaq dhe kjo vetëm se do të rritet. Atmosfera, performanca, arena, çdo gjë ishte fenomenale” ka thënë ndihmës trajneri i SHBA-ve, Charles Leverette.

Rogge mori pjesë në luftërat për medalje të artë dhe pati të njejtën ndjenjë. “Ishte fantastike. Jam njeri shumë i lumtur. Ka pasur shumë kritika nëse femrat duhet të boksojnë dhe është dyshuar në nivelin e tyre dhe teknikën. Çdo gjë është vërtetuar tash. Kemi marrë një vendim shumë të mirë dhe është vetëm fillimi” ka thënë Rogge.

Wu ka insistuar qe boksi i femrave të futet në program olimpik, që kur mori drejtimin e AIBA-së në vitin 2006. “Ёshtë një prej momenteve më të rëndësishme në histori të AIBA-së” ka thënë ai.

Wu tash shpreson që në RIO të ketë së paku 72 boksiere dhe më tepër kategori, sesa tre sa ishin në Londër, ajo mizë, lehtë dhe e mesme.

Sa më shumë kategori, aq më mirë. Femrat mund të dalin dhe të tregojnë vetën. Boksi është sport olimpik, mbi të gjitha” ka thënë boksierja 33-vjeçare Nadezda Torlopova, që fitoi të argjendtën në Londër. Ajo ka vendosur të penzionohet dhe të kaloj më shumë kohë me bashkshortin dhe të birin. Pavarësisht se çfare ndodhi, boksi i femrave pritet të ketë rritje të madhe gjatë viteve të ardhshme. Historia është bërë nga Taylor, Shields dhe Adams, ndërsa pioneret e Londrës mezi po presin se çfarë do të ngjajë në RIO .

Përkthyer nga : ASSOSIATION PRESS
14 Gusht 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.