RTK

RTKLive
28 Nëntor, 2021

Qamil dhe Ibrahim Balla – përfaqësojnë shqiptarët denjësisht në Australi

2 min read

Shqiptarët tanë kanë arritur që boksin ta zhvillojnë edhe në Australinë e largët. Të tillë janë vëllezërit Balla, Qamili dhe Ibrahimi. Të dy boksierët tanë kanë përfaqësuar Australinë në kampionatin botëror në vitin 2009 dhe 2011 ku kanë arritur të shpalosin vlera të mëdha të boksit. Deri sa vëllau i vogël Ibrahimi mori pjesë këtë vit në Lojrat Olimpike në Londër duke kaluar xhiron e parë, por u mposht padrejtësisht në xhiro të dyrë. Familja Balla kanë emigruar në vitin 1969 nga fshati Ostrec, Manastiri i Maqedonisë  duke u vendosur në Rockbank në Victoria të Australisë. Politika anti shqiptare nga serbo-maqedonasit bëri që kjo dhe shumë familje tjera shqiptare të kërkojnë rrugën e gurbetit, e familja Balla u ndalën shumë larg, atje ku lind dielli. Por këta dy boksier, dy vëllezër, të cilët po shfaqin vlera të mëdha në boks, kanë pasur fatin që babai i tyre Nuri Balla një ish-boksier,  të jetë trajner i tyre i cili këto dy vite ka arritur ti integrojë mjaft mirë duke iu mësuar mjaft mirë boksin.

Qamil Balla – 23 vjeçar –
Tani boksier profesionist dhe ka shënuar 1 fitore dhe 1 barazim. Duelin e radhës do të zhvillojë javën e ardhshme me 7 Shtator në Melbourn të Australisë në 4 raunde. Ai bokson në kategorinë gjysmë velter deri 64 kilogramë.

Ibrahim Balla – 21 Vjeçar –
Kampion i Oqeanisë në kategorinë deri 56 kilogramë. Ka të ardhme të ndritur. Ende nuk ka vendosur a do të bëhet boksier profesionist apo do të vazhdoj në boksin olimpik. Por sugjerimi ynë do të ishte të vazhdon me boks olimpik sepse karriera e tij është përpara.

Kjo ishte një biografi e shkurtë për familjen Balla dhe dy boksierët perspektiv. Shumë shpejt do t`ju sjellim edhe intervju nga dy boksierët tanë. Një falenderim edhe për babain e tyre Nuriun i cili ka qenë i gatshëm çdo herë të na përgjigjet.

Artan Vërbica
6 Shtator 2012

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.