RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Boks Amator: Turneu i boksit “Dita e Romëve”

2 min read

Graçanicë, 18 Prill 2010 – Klubi i boksit multietnik i posarregjistruar në FboxK “Real Rom” nga Graçanica organizoj turneun e boksit “Dita e Romëve” ku njëherit bëri edhe promovimin e këtij klubi të posaformuar dhe regjistruar në organet e FboxK-së. Turneu u zhvillua në bashkepunim me FboxK-së dhe me ndihmën e kryetarit të Kuvendit te Komunes te Graçanicës.
U zhvilluan 5 duele ku boksuan boksierët e reprezentacionit të Kosovës të cilit ishin në përgaditje 10 ditore në Brezovicë dhe njëherit këto meqe ishin një sprovë parameçit në ligën “BoxongONE Championship” që zhvillohet në Prishtinë me 01.05.2010 me Galanta nga Sllovakia.

Qiftet:
54kg – Fatos Ferizi (K.B.Kosova Vushtrri) – Kreshnik Kokollari (K.B.Prizreni) – diskulifikim i dyanshëm
60kg – Liridon Zeqiri (K.B.Drita Gjilan) – Shkelqim Muja (K.B.Prizreni) -2 : 0
64kg – Burim Hasani (K.B.Fushë Kosova) – Vehbi Lulaj (K.B. Gjakova) – 2 : 0
75kg – Burhan Zeneli (K.B. Trepça 89) – Kadri Murseli (K.B. Kastrioti Ferizaj) – RSCO 3
+91kg – Jeton Berisha (Fushë Kosova) – Mehmet Asllani (K.B.Gjakova)-  2 : 0

Te gjitha duelet ishin mjaft të forta dhe u tregua një përgaditje e jashtëzakonisht e mirë. Ne duelin midis Fatos Ferizit dhe Kreshnik Kokollarit u zhvillua nje luftë shumë e fortë me goditje të forta dhe pas 3 vërejtjeve interne referi ne ring Latif Demolli disfalifikoi të dy boksierët për mos respektimin e komandave te gjyqtarit ne ring pas komandes stop.

Te gjitha duelët ishin të nivelit të lartë dhe juria në fund shpalli boksierët më të mirë:
Boksieri më i mirë : Liridon Zeqiri
Tekniku më i mirë: Burhan Zeneli
Fair-Play: Shkelqim Muja

Duhet cekur se ishte një organizim i mirë nga kryetari i klubit “Real Rom’ Jefta Aksic, i cili shperbleu te gjithe boksierët pjesëmarrëes dhe premtoi se edhe me tutje do te organizoj turne të boksit në Graçanicë, qe sa më shumë të zhvillohet boksi edhe në ketë Komunë të Kosovës.

Meqet i referuan Latif Demolli, Rrustem Konjuhi, Agim Tahiraj, delegat Sylejman Voca.

Zëdhensi i FboxK-së, Latif Demolli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.