Tre shqiptar në kampionatin botërorë për të rinjë në Azerbejxhan
2 min readKampionati botërorë për të rinjë (kadetë) nga mosha 17 deri 18 vjeçarë, do të mbahet në Baku të Azerbejxhanit. Kampionati do të filloj me 26 Prill dhe do të zgjasë plot 12-ditë. Deri më tani janë lajmëruar 102 shtete pjesëmarrëse ku do të jenë 532 konkurrentë. Edhe në konkurrencën e kadetëve, sikur se të rriturve janë këto kategori: 48kg, 51kg, 54kg, 57kg, 60kg, 64kg, 69kg, 75kg, 81kg, 91kg, + 91kg. Rregullat janë të njejta me boksierët e rritur, dhe poashtu duelet janë nga tre raunde me nga tre minuta. Kampionati botërorë për kadet mbahet për çdo dy vite, dhe ka histori nga viti 1979 kur për herë të parë u mbajt në Yakohama të Japonisë.
Kombëtarja e boksit të Shqipërisë në këtë aktivitet të rëndësishëm do të përfaqësohet me tre boksier më të mirë, ata janë: Xhuljo Vrenozi (K.B. Fieri) në peshën 64kg, Emiliano Cekini (K.B. Vllaznia) 69kg dhe Bekim Vjerdha (K.B. Vllaznia) 81kg.
Ndërkohë, falë bashkëpunimit mes sekretarit të FSHB-së, Edmond Kabashi, me institucionin më të lartë në botë për boksin olimpik (AIBA), është bërë e mundur që dy prej boksierëve më të mirë, Xhulio Vrenozi dhe Bekim Vjerdha, të merrnin pjesë në kampin e trajnimit për këtë aktivitet “Road to Baku” (rruga për në Baku), që u zhvillua për një periudhë dy javore.
Pas këtij trajnimi, shpresohet që nga ana e boksierëve shqiptarë të bëhet një paraqitje sa më dinjitoze në këtë Kampionat Botërorë, ndërsa një medalje do të ishte një rezultat mjaft pozitiv.
Albi Sorra njëherit është boksieri më i sukseshëm në këtë kompeticion. Ai me 2006 në Stamboll, Turqi, fitoi medaljen e bronzt në kampionatin botërorë për kadetë. Ky rezultat cilësohet si më i larti në historinë e boksit shqiptar.
Kosovaboxing.org do t`ju informojë për rezultatet e boksierve tanë.
Artan Vërbica
20 Prill 2010
me vjen mire qe shteti shqipetar merr pjes ne kete kampionat e besoj se ketu edhe do te ken rezultate se do te shkohet per suksese e jo vetem per te marr pjes,se eshte me randesi qe te kete suksese e jo vetem te merret pjes.
e juve si redaksi ju falenderoj per keto lajme qe po i siguroni dhe ne po kemi mudesi qe te jemi ne dijeni per boksin shqipetar e po ashtu edhe ate nderkombetar.
me respekt nga agimi