RTK

RTKLive
16 Tetor, 2021

Boks Amator: Abbos Atoev fiton turneun ndërkombëtar “Gee Bee” në Helsinki

2 min read

Kampioni botërorë në boksin amator i  vitit 2007 në Chicago dhe 2009 në Milano, Abbos Atoev ka fituar turneun ndërkombëtar “Gee Bee Tournament” në Helsinki të Finlandës. Në këtë turne që është mjaft prestigjioz morrën pjesë disa kombëtare të forta evropiane që do të marrin pjesë me boksierët më të mirë në kampionatin evropian që fillon me 4 Qershor në Moskë të Rusisë. Të pranishëm ishin Rusia, Italia, Irlanda, Suedia, Bullgaria, Estonia, Skocia, Norvegjia, Kipro, Portugalia, Uzbekistani dhe nikoqiri Finlanda.

Atoev fitoi medaljen e artë duke mposhtur të tretin në kampionatin evropian në Liverpool me 2008, Eamon O`Kane nga Irlanda. O`Kane ishte në epersi në dy raundet e para, mirpo në raundin e tretë Atoev me një goditje “Body-shot” e fitoi duelin duke fituar me ndërprerje. E veçanta e uzbekistnasit, Atoev është se me 2007 ka fituar medaljen e artë në Chicago në kategorinë gjysmë të rënd, ndërsa dështoi në Lojrat Olimpike në Pekin me 2008 duke  humbur në raund të parë nga Johan Qurbonov nga Taxhakistani. Më pastaj zbriti në kategorinë e mesme që rrallë ndodh në boks duke fituar prapë medaljen e artë në kampionatin botërorë në Milano në Itali me 2009.

Arsyeja pse zgjodhëm këtë raport për Atoev është sepse bokson në të njejtë kategori ku do të marrin pjesë edhe dy boksierët tanë shqiptar, Naim Terbunja dhe Fatlum Zhuta. Terbunja është i lënduar dhe është pikëpyetje pjesëmarrja e tij, mirpo shumë shpejt do të definohet. Kampionati evropian do të mbahet në Moskë të Rusisë dhe fillon me  4 Qershor dhe mbaron me 15 Qershor.

Në këtë turne kishte pasur edhe shumë boksier me nam në boksin amator si David Oliver Joyce (Irlandë), Vicenzo Picardi (Itali) fituesi e medaljes së bronzt me 2008, pastaj ish-kampioni botërorë Sergey Vodopyanov (Rusi) me 2007 dhe i dyti me 2009, e shumë tjerë.

Artan Vërbica
23 Prill 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.