RTK

RTKLive
2 Maj, 2024

Besar Nimani kundër Michel Trabant ?

3 min read

Debutuesi më i mirë shqiptar nga agjencioni Kosova Boxing për vitin 2011, Besar Nimani e presin sfidat e mëdha në këtë vit. Nimani është duke u përgaditur intenzivisht për titullin e kampionit të Evropës, gjë që është duke e pritur datën e saktë nga menagjerja e tij, Dorothea Ring, që sa më shpejt të dyluftoj për titullin e kampionit evropian. Nimani i cili fitoi titullin e kampionit të Gjermanisë vitin e kaluar duke mposhtur unanimisht Erve Mbongo, pret  të boksoj për titullin e evropës të versionit WBO apo IBF. Në Gjermani ka shumë boksier kualitativ në kategorinë gjysmë të mesme, ndërsa pas fitimit të titullit e më të mirit të Gjermanisë, kanë filluar fjalosjet dhe thashë e themet se cili boksieri është më i miri në kategorinë gjysmë të mesme. Ndër më të mirët në Gjermani në këtë kategori janë, Culcay Jack, Michel Trabant, Marko Schulze, Tommy Altaman e aty tani bën pjesë edhe Besar Nimani. Disa nga të lart përmendurit e kanë quajtur boksierin tonë Nimani si jo më të mirin në Gjermani, ndërsa Nimani i ka ftuar për beteja të gjithë me letër të hapur ata që kanë dëshirë t`i kundërvyhen. Këtë ftesë që iu bëri Nimani, e ka shtyrë ish kampioni evropian Michel Trabant i cili po ka dëshirë të mat forcat me boksierin tonë.

“Ka fol shumë kohën e fundit për mua, se ai është më i mirë se unë, por unë i bëra ftesë dhe i thashë ti lajmë fjalët se ringu është ai ku e tregon më të mirin” theksoi Nimani për Kosovaboxing.org.

Ndërkohë kampi i Nimanit i ka ofruar ofertë prej 15.000 euro për përballje me Nimanin, ndërsa kampi i Trabant ka kërkuar 60.000 euro. Kërkesa është mirëprituar nga menagjerja e Dorothea Ring, por i është thënë se shumën e kërkuar do të marrin vetëm nëse Trabant shpallet fitues. “Po ju kam ofruar ofertë që është shumë joshëse, por këtë do t`i marrin vetëm nëse arrijnë fitore ndaj boksierit tim” kishte deklaruar Ring, për kosovaboxing.org.

“Këtë ofertë joshëse nuk besoj se do ti ofron asnjë klub, as klubet më të mëdhaja gjermane si Saurland Event, apo ndonjë tjetër” tha Ring.

Një përgjigje për këtë përballje Nimani pret ta marrë shumë shpejt, por ai nuk e shqetëson fakti se është kampion aktual i Gjermanisë dhe ambicet i ka të mëdha për të ardhmen. Duelin e radhës Nimani pritet të zhvilloj në fillim të muajit Shkurt, ndërsa mundësia për të boksuar për titullin e Evropës, do të jetë me 24 Mars ose 26 Maj, këto dy data që Nimani parasheh të kurorëzohet me titullin e më të mirit të kontinentit të vjetër.

Foto : Eroll Popova

Artan Vërbica           
19 Janar 2012

1 thought on “Besar Nimani kundër Michel Trabant ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.