RTK

RTKLive
20 Prill, 2024

Bermeta dhe Nurja triumfojnë në Marche të Italisë

1 min read

Marche, Itali, 21 korrik 2018 – Dy boksierët tanë Alban Bermeta dhe Denis Nurja kanë shënuar fitore të reja duke marshuar drejt sukseseve të boksit profesionist në ishullin apeninë.

Bermata (2-0-1, 1 KO) përballë pati moldavin Vladimir Gavrillita (1-2-0, 1 KO) të cilin arriti ta mposht me nakaut në raund të dytë.

Dueli ishte sfidues ku kjo përballje nuk shkoi deri në fund pasi që nga fillimi të dy boksierët boksuan hapur. Dhe normalisht erdhi në shprehje përvoja e Bërmetës i cili diti ta ndëshkoj me kundërsulme fillimisht me një goditje në trup, “body shot” duke i lidhur dy të tjera aperkat dhe kroshe duke e plandasur në dysheme. Performancë e shkëlqyeshme e Bermetës në meçin e tretë profesionist i pari me nakaut.

Në mbrëmjen e njejtë boksoi edhe Denis Nurja. Nurja (3-0) mposhti italianin Michal Mainenti (1-1-1, 0 KO). Ishte një performancë e shkëlqyeshme e Nurjës i cili poashti pati një kundërshtar të pamposhtur para tij. Nurja fitoi të gjitha raundet duke fituar me vendim unanim.

www.kosovaboxing.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.