RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Bedri Xhuraj fiton të artën në turneun “Mustafa Hajrullahovic”

1 min read

Në turneun ndërkombëtar në Bosnë e Hercegovinë “Mustafa Hajrullahovic – Talian” që u mbajt nga data 18 – 19.09.2010 në Sarajevë, Kosova u paraqitë vetëm me një boksier, Bedri Xhuraj ne kategorinë deri 64 kg,  i cili u stolis me medalje te artë. Në gjysemfinale Xhuraj mposhti boksierin nga Kroacia Topcagic, ndërsa në finale njërin ndër boksierit më të mirë të Bosne e Hercegovinës, boksierin Almir Fetahovic dhe keshtu u stolis me medaljën e artë. Kosova nuk mundi me u paraqitë me më shumë boksier për arsye se Bosna e Hercegovina ende nuk i njef pasaportat e Kosovës. Të gjitha këto informata na i dha zedhensi i FboxK Latif Demolli.

Ndërkohë edhe boksieri ynë nga Shqipëria, Feliks Kruja ka udhëtuar në Sarajevë për të marrur pjesë por nuk ka pasur kundërshtar dhe është kthyer pa boksuar fare.

Kosovaboxing.org
23 Shtator 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.