RTK

RTKLive
9 Tetor, 2024

Aziz Salihu i gatshëm të bashkëpunoj me FboxK

2 min read

Legjenda e boksit të Kosovës, Aziz Salihu është i gatshëm të bashkëpunoj me kreret e FboxK-së. Raportet e ngrira për shumë vite me Federatën e boksit e bëjnë atë që të lëshoj pe dhe t`ju kthehet institucioneve. Ai kërkon që të takoj krerët e FboxK-së dhe për ndërmjetësues kërkon që të jetë Ministri i Kulturës, Sportit dhe Rinisë, zr. Lutfi Haziri. “Jam i gatshëm të bashkëpunoj me Federatën e boksit të Kosovës, në mënyrë që boksi i Kosovës të ecë përpara. E ftoj ministrin e Kulturës dhe Sportit të ndërmjetësoj këtë qeshtje, sepse po që nuk ndërmjetëson ai, nuk do të ketë boks në Kosovë” tha Salihu.

Ai nuk e la pa e përmendur shumë padrejtësi që ju kanë bërë klubit më me nam në vendin tonë, Prishtinës. Ai tha se më së shumti po pësojnë boksierët e Prishtinës që nuk po marrin pjesë në asnjë aktivitet. “Po të ishin boksierët e Prishtinës, Kosova do të ishte më e fortë në Euroligë dhe nuk kishte pasur nevoj për përforcime nga Shqipëria” tha më tej Salihu.

Salihu nuk la pa e përmendur dhe kritikuar federatën e boksit për turneun e trainerit legjendar Lah Nimani. “Ai është personaliteti më i madh që ka pas boksi shqiptar. E për të organizohet një turne me boksier junior, është mëkat. Organizimet e tilla shkojnë më shumë për përfitime materiale. Baci Lah meriton më shumë rrespekt. Unë do t`ia organizoj një turne siç i ka hije, një turne të madh me emnin “Nuk të kemi harruar Baci Lah”

Aziz Salihu më tej deklaroi se klubi i boksit Prishtina do të riorganizohet. Tashmë në kryesi ka ardhur si kryetar ish-boksieri i Prishtinës, Faton Ramadani. Shef i shtabit është emnuar legjenda tjetër e boksit Fatmir Makolli. Edhe Makolli deklaroi se po të ishte Aziz Salihu në këto vitet e fundit në udhëheqje të boksit kosovar, do të kishim më shumë përparim në boks. ” Aziz Salihun e njeh bota. Me siguri se po të ishte Aziz Salihu në krye, boksi ynë do të ishte i pranuar ndërkombëtarisht” theksoi Makolli. Ai në fund tha edhe një gjë që edhe ne gazetarët sportiv u pajtuam. “Pa klubin e boksit të Prishtinës, nuk do të ketë boks në Kosovë por as në shqiptari” tha Makolli.

Artan Vërbica
21 Shtator 2010

4 thoughts on “Aziz Salihu i gatshëm të bashkëpunoj me FboxK

  1. Per kundrazi ky eshte shembulli keqe per sportin dhe nuk meriton as me qene ne palestra e lere ne federate.

  2. Marre per Kosoven se ky njeri si Azis Salihu eshte ka e shantazhon boksin kosovar ne shume menyra, duhet dikush te del e te ja ndal gojen ketij njeher e pergjithmon.

  3. Klubi i Boksit “PRISHTINA”, tashme eshte anetar i rregullt ne FboxK, nuk ka arsye per asnje fyrje, qofte edhe me te voglen sepse ne kryesin e rizgjedhur te Klubit jane edhe Xhevdet Peci, Mehmet Bogujevci, Nazif Gashi dhe Aziz Salihu, te katertit legjenda te boksit.
    Uroi qe puna te ecen mbar dhe te mos kete me propaganda nga asnje medium.

  4. O i madhi zizi mos e ngo gjethkon qka shkrujn ktu njerzt e aferm te atyne qe e majn federaten e qe e prun boksin nket deregje mi mar boksera prej shqipnis per me fitu veq 2 pik epersi me ni ekip nga periferia e budapestit OOOO legjend qe gjethqka edhe shneten don me lon per ket sport t’kosoves e spot paguhet as 1% perkunder pi njerzve lartpermendur fuhesh. Po kjo osht kosovaaaa ski qka me bo tnjeh europa ty o zizi krejt bokserat e ish-prishtines mi bo bashk kupat smujn mu barazu me ty , pas karieres formove KOK-e ‘republikes kosoves’ u keqtrajtove prej serbve ,mbajte turne e manifestime te ndryshme per kosoven ,e formove turnirin ADEM JASHARI e afirmove sportin kosovar, e nat koh bogujevci e peci kan qen ne federaten e YUGOSLLAVIS
    RESPEKT PER TY O SPORTIST I SHEKULLIT RROFSH e ishalla ja arin mi hek disa nga federata e ta sheh te miren boksi kosovar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.