RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Bedarin Toma shënon fitore ndaj Sedrak Agagulyan me TKO 4

1 min read

Tobolsk, Rusi, 11 Dhjetor 2010 – Boksieri ynë nga Lezha, Bedarin Toma ka shënuar fitoren e tretë në boksin profesionist. Toma përball kishte boksierin rus, Sedrak Agagulyan ku e mposhti me ndërprerje në raund të 4-të. “E kisha duelin nën kontroll, që nga fillimi. Më pastaj vazhdova dhe fundi i erdhi në raundin e katërt, ku gjyqëtari ndërpreu duelin. Kam shënuar tre fitore këtë vit dhe jam i kënaqur me të arriturat e mia. ” theksoi Toma për Kosovaboxing.org. Kjo fitore vjen në moment të duhur duke përmbyllur vitin 2010 me fitore. Toma filloi karieren e profesionistit vitin e kaluar, por qysh në duelin e parë pësoi humbje. Këtë vit e rikuperoi veten me tre duele të zhvilluara, quditërisht në Rusi duke ngadhënjyer dy me ndërprerje. Toma tani ka rekord prej 3 Fitore (2 KO), dhe 1 humbje.

Artan Vërbica
11 Dhjetor 2010

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.