Bedarin Toma pëson nga rusi Goncharov me TKO 6
1 min readMyakinino, Rusi, 17 Dhjetor 2012 – Bedarin Toma ka boksuar mjaft dobët sonte kundër boksierit rus Vladimir Goncharov duke humbur me ndërprerje në raundin e gjashtë.
Rusi Goncharov kishte vetëm një meç profesionist, një fitore, dhe ia arriti të shënoj fitoren e dytë kundër boksierit tonë, deri sa Bedarin Toma shënoi humbjen e dytë në boksin profesionist duke na befasur gjithë opinionin dhe dashamirët e boksit shqiptar.
Toma tani me rekord 6-2-0 (3 KO) nuk është dashur të pranoj këtë përballje, pasi që kjo luftë nuk i ka shërbyer asgjë që të përparoj në ranglistën botërore, por i shërbeu rusit të talentuar që në luftën e dytë të shënoj një rezultat të mirë.
Kosovaboxing.org
17 Dhjetor 2012