RTK

RTKLive
25 Prill, 2024

Anulohet meçi Seferi vs. Suda

1 min read

Ёshtë anuluar meçi i shumë pritur ndërmjet boksierit tonë Nuri Seferi dhe çekut Lubos Suda. Arsyeja e këtij anulimi vjen pasi Nuri Seferi ka pasur një lëndim të muskujve të barkut, gjë që nuk ka edhe shumë kohë për të sanuar lëndimin.

Lajmin ekskluziv e bëri për Kosova Boxing vetë boksieri Nuri Seferi i cili ishte mjaft i dëshpëruar. “Të them të drejtën ndihem mjaft keq, pasi dëshira e ime është e kahmotshme të boksoj me Lubos Suda, por edhe kësaj radhe për shkak të lëndimit të papritur unë duhet të anuloj këtë meç” tha Seferi.

Lëndimet e shumta boksierin tonë e kanë përcjellur gjatë vitit të kaluar pasi Seferi pati edhe ndërhyrjen kirurgjike në këmbë duke u rikthyer me shumë suksesë në ring. Ndërsa kësaj radhe Nuriu përballet me një lëndim të muskujve të barkut. “Kam qenë i përgatitur maksimalisht për këtë meç por ja tani më shfaqet ky lëndim u muskulit të barkut gjë që mjekët më sygjeruan të rrijë larg palestrës për 4 javë, gjë që ishte e pamundur për të boksuar me Suden” theksoi Seferi për Kosova Boxing.

Artan Vërbica
17 Dhjetor 2012

1 thought on “Anulohet meçi Seferi vs. Suda

  1. Pershendetje per redaksine dhe Nuriun.

    Kete duel e kemi prite me padurim per te pare idhullin tone kah perparon drejt titullit kampion bote. Beni te pamunduren dhe mos e largoni kete duel, besoj se vllau i Nuriut, Seferi eshte edhe me i uritur per Lubos Suden, i cili nga deshira per tu perballe me Nuriun ne nje te ardhme te afert shume lehte do te pranoi per kete moment duelin me Sefer Seferin, ku jam i bindur se edhe Seferi do ta mund Lubos Suden dhe kjo do ti ndihmonte shume per ngritje ne ranglisten botrore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.