RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Azize Nimani synon mbrojtjen e titullit të Gjermanisë

2 min read

Azize Nimani do të jetë pjesmarrëse në kampionatin e Gjermanisë në konkurrencën e femrave e cila mbahet nga 7 Korrik deri 11 Korrik në Wismar. Azize Nimani do të mbroj titullin e gjermanisë. Ajo është kampione e dyfishtë (2008 dhe 2009) dhe kjo do të jetë hera e tretë që synon t`a mbaj këtë titull. Ajo ushtrohet nga trainer i njohur në Gjermani, Torsten Schmitz, i cili është i njohur për ne pasi për një kohë ka ushtruar edhe boksierin tonë Luan Krasniqin. Për Azizen nuk do të ketë pushim këtë verë pasi me 3 Gusht do të merr pjesë në kampionatin evropian të “Bashkimit Evropian” që mbahet në Athinë të Greqisë. Pas kësaj do të jetë pjesmarrëse në kampionatin botëror që fillon nga data 10 Shtator në ishullin Barbados. Pra disa kompeticione të ngjeshura për te. Azizja konsiderohet si talentja më e madhe që ka boksi femërorë në Gjermani por edhe si sportistja ndër më perspektiv e këtij vendi. Ajo gëzon rrespekt të madh në Gjermani.

Kush është Azize Nimani ?

Azize Nimani u lind me 15 Mars 1991 në Vaganicë të Mitrovicës. Ajo ishte vetem 6-vjet kur shkuan së bashku me familje në Bielefeld të Gjermanisë. Me 10-vjet filloi të merret me futboll ku ka luajtur deri në moshën 16-vjeçare futboll. Më pastaj inspirimin e mori nga vëllau Besar Nimani i cili poashtu është boksier mjaft cilësor i cili ka një të ardhme të ndritur në boks. Azizja u zbulua rastësisht në një séance treningu ku ishte me vëllaun Besartin, nga traineri Otto Ramin ku i ran ë sy telenti i  saj dhe u fascionua me teknikën dhe lëvizjet e saj. Azizja deri më tashti është e pamposhtur në boksin amator ku nga 21-meçe sa ka zhvilluar, të gjitha e ka shënuar fitore, ndër to 7 me KO. Nga viti 2009 ushtron me Torsten Schmitz. Ajo bën gara në peshën deri 54 kg.

Rezultatet :
2008 – Kampione e Gjermanisë dhe teknikja më e mirë
2009 –  Kampione e Gjermanisë dhe teknikja më e mirë
2009 – Fituese e turneut ndërkombëtar Astana në Kazakistan

Artan Vërbica
2 Korrik 2010

1 thought on “Azize Nimani synon mbrojtjen e titullit të Gjermanisë

  1. eshte mire qe na njoftoni me rezultatet e azizes dhe eshte mire qe ka nje boksiere te till populli shqiptar por edhe me mire ka qen qe shteti yne ti krijoj kushte dhe ta ftoj qe te boksoj per shtetin tone e jo vetem azizja por eshte edhe kosovarja tjeter pikerisht me emrin Kosovare e po ashtu dhe ajo mund te na perfaqeson ne mnyren me te dinjiteteshme.
    me vjen mire qe kemi sportiste te tilla e besa edhe nga ju redaksi e nderuar qe na njoftoni me sportist te sporteve luftarake ku do qe jane shqiptaret.

    me respekt Agimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.