RTK

RTKLive
29 Prill, 2024

Azize Nimani për herë të tretë kampione e Gjermanisë

1 min read

Wismar, Gjermani – Azize Nimani është shpallur kampione e Gjermanisë për herë të tretë në kategorinë deri 54 kg, në kampionatin e Gjermanisë për konkurrencën e femrave e zhvilluar nga 7 deri 11 Korrik në Wismar. Në duelin e parë u takua me ish-kampionen e Gjermanisë së vitit 2008, Brita Wolf të cilën e mundi pa problem me rezultat 11-4. Kjo luftë e plasoi në gjysmëfinale ku më pastaj u takua me Natalie Bauer të cilën e mposhti me 10-3. Në finale u takua me Jenny Runge të cilën e deklasoi duke e mposhtur me ndërprerje në raund të parë. Azize Nimani u shpall edhe boksierja më e mirë e Gjermanisë ndërsa Tashiena Buger teknikja më e mirë. Azizja ishte paraparë të bokson me 3 Gusht në Athinë të Greqisë në kampionatin e Bashkimit Evropian, mirëpo vetem një muaj më pas do të filloj kampionati botëror në ishullin Barbados dhe selektori i gjermanisë nuk do të lejoj Azizen të boksoj në Athinë për të qenë ajo sa më e përgaditur për kampionatin botëror që fillon me 10 Shtator.

Artan Vërbica
13 Korrik 2010

1 thought on “Azize Nimani për herë të tretë kampione e Gjermanisë

  1. Se pari ja uroj titullin e 3te radhazi azizes,dhe shpresoj se dhe ne kampionatin boteror do te kthehet me nje medalje,e gjeja me me randesi qe dua ta them eshte se edhe institucionet tona duhet qe te ju kushtojn randesi ketyre rezultateve te azizes dhe te disa sportiteve te tjere dhe te kontaktojn me ta e te ju krijojn kushte qe keta sportist te perfaqesojn shtetin tone.

    juve si redaksi ju pershendes dhe ju falenderoj per keto lajme te mira.

    me respekt Agimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.