RTK

RTKLive
19 Prill, 2024

Aziz Salihu në film dokumentar

2 min read

Boksieri legjendar, Aziz Salihu, tani më ka filluar me xhirimin e një dokumentari ku do të shfaq karrierën, sukseset, e deri tek vuajtjet e tij që përjetoi gjatë 22 vjetëve si boksier. Ky dokumentar që quhet “Aziz Salihu” pritet të përfundojë pas një muaji dhe e njëjta do të promovohet në “Hotel Grand” në Prishtinë në prani të 500 mysafirëve. Ndryshe, ky dokumentar sipas Salihut do të zgjatë një orë dhe në të do të postohen disa xhirime të meçeve të tij, intervista dhe përshtypje të njerëzve më të afërt që e kanë përcjell karrierën e tij. “Gjenerata e tashme më njeh, por ato të ardhshmet mund të mësojnë për mua përmes këtij dokumentari. Ata do ta shohin se sporti shqiptar e ka pasur një as, të cilit i janë bërë padrejtësi të mëdha, që e kanë lënë në rrugë, që ka boksuar me kampionë botërorë dhe evropianë, që ka fituar, por edhe ka humbur, duke iu marrë meçet padrejtësisht”, ka thënë për “KosovaBoxing.org, Salihu. “Në promovimin tim do të ftoj sportistë botërorë, ish kundërshtarët e mi, humoristë dhe këngëtarë, ndërkohë që së bashku me kompaninë e filmit ‘Natyra Film” jemi marr vesh që të dalim me 5000 incizime të cilat do ti shpërndaj institucioneve të ndryshme, mediave dhe individëve. Për të realizuar një projekt të tillë normalisht se duhen edhe mjete, kështu në ndihmë së pari më ka dal Komuna e Lipjanit dhe kryetari i AKR-së, Bexhet Pacoli, ndërkohë që pres mbështetje edhe nga biznesmeni shkupjan, Enver Maliqi, i cili gjithmonë më ka ndihmuar. Për këtë të fundit do të flas edhe në dokumentar si njëri ndër personat që më ka mbështetur gjithnjë”, pohoi Aziz Salihu. Ndryshe, Salihu ishte 10 herë kampion i ish-Jugosllavisë, 5 herë kampion ballkanik, 2 herë kampion i Lojërave mesdhetare, 7 herë pjesëmarrës në kampionate evropiane, ku kishte fituar dy medalje, pastaj i treti në kupën botërore, i treti në Olimpiadë, kapiten i Evropës, tri herë kishte marrë pjesë në Olimpiada, duke boksuar me kampionë botërorë dhe evropianë.

Ky dokumentar që quhet “Aziz Salihu” pritet të përfundojë pas një muaji dhe e njëjta do të promovohet në “Hotel Grand” në Prishtinë në prani të 500 mysafirëve.

Avdyl Salihu
28 Maj 2010

2 thoughts on “Aziz Salihu në film dokumentar

  1. me vjen mire per nje film te till qe e bene azizi por duhet qe per keto gjera te punon vete shteti i kosoves e jo vetem per azizin por ka edhe sportist te tjere te cilet duhet qe te mendohet nje gje e till.
    me vjene mire per kete film e dhasht zoti qe te jete sa ma mire e sa ma real per jeten e sportistit te madh zizin.
    me respekt,per zizin por edhe per shume sportist te tjere qe duhet te punohet ne kete aspekt.

  2. AZIZ SALIHU ESHTE LEGJEND E SPORTIT SHQIPTAR ESHTE NJERI NDER THEMELUESIT E SPORTIT TE KOSOVES DHE SHUME FEDERATAVE TE SPORTIT TE KOSOVES ESHTE THEMELUES I FEDERATES TE KICK BOX.TE KOSOVES DHE KA QENE KRYETARI I PARE FEDERATES UNE KAM PASE NDER DHE FATE QE E KAM PASE TRAJNERE NE KICK.BOX DHE SHUME KAME MESUARE PREJ TIJ QE ME KAN SHERBYARE NE SPORT.SOT ESHTE LEHT ME U MARE ME SPORT .PARA LUFTE NUK KA QEN LEHT ME U MARE ME SPORT ME I NEJTE SERBISE KAR RESHI ME PERFAQESUARE KOSOVEN .BILE SIDOMOSE NE SPORTET LUFTARAKE JU PERSHENDES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Copyright © All rights reserved. | Newsphere by AF themes.